Një grua rrëfen... “Lashë burrin që ma dha me zor babai”

Intervista - - AKTUALITET -

raporte shumë të mira me të. Edhe ajo ndihej keq që babai më martoi me dhunë, por nuk kishte ç’të bënte, fjala e babait ishte ligj. As ditën e dasmës nuk isha e gëzuar, si shumica e vajzave që martoheshin me dëshirë.

- Po Altini, bashkëshorti juaj?

- Jam ndarë nga Altini. Nuk di se nga bëhet ai. Kam pesë vjet që jam ndarë dhe tani jam në krah të një kanadezi, të cilin ma prezantuan dhëndurët e mi. Njërin nga dhëndrrat e kam kanadez, kurse tjetri është shqiptar, që jeton në Kanada.

- Sa kohë keni që jeni ndarë dhe pse?

- U ndamë qëkur u kthyem nga Italia, sepse filloi të pinte dhe ma bënte jetën të pamundur.

- Ka qenë dakord me ndarjen Altini?

- Edhe po të mos ishte, unë nuk jetoja dot më me të, kështu që edhe unë do të largohesha nga familja e tij dhe nuk do t’ia dija më për asgjë, edhe sikur ai ta kthente botën përmbys.

- Më thatë se kishit dy vajza...

- Kur u ndava nga im shoq, ato jetuan me mua. Tani ato ndodhen në Kanada të dyja dhe janë të martuara. Edhe unë jetoj në Kanada. Në Shqipëri vij veç për pushime.

- Çfarë shkolle kanë mbaruar vajzat?

- Shkollën e lartë vajzat e kanë mbaruar në Shqipëri. Vajza e vogël, Ema, mbaroi për Arkitekturë, e madhja, Alma, ka mbaruar Juridikun.

- Si është jeta juaj e tanishme?

- Jam shumë e lumtur dhe tani e ndjej dashurinë e vërtetë. Majku, burri i dytë, është vërtet lumturia ime. Ai sillet në mënyrë të përkryer me mua dhe më trajton si princeshë. Ai nuk ka qenë më përpara i martuar dhe mua po ma kushton mua të gjithë dashu- rinë. Tani jam e lumtur dhe e mbushur me tre dashuritë e mia, që janë fëmijët e mi dhe Majku.

- Po tani, me çfarë merreni në Kanada?

- Ja, një ditë e imja është kështu: Zgjohem në 6: 30 të mëngjesit. Pimë kafenë e mëngjesit me Majkun. Shkoj te shtëpia e gocës dhe i marr djalin, që e mbaj te shtëpia ime sepse vajza e madhe është në

- Më thatë në fillim të intervistës se doni ta bëni publike historinë tuaj, për ato vajza që ndoshta sot, janë në të njëjtin pozicion që ishit ju, dikur...

- Po, sepse dua t’u them diçka: Kurrë mos dëgjoni fjalët e të tjerëve dhe t’ua bëni qejfin atyre duke shkelur mbi dëshirat dhe mbi pasionet tuaja, sepse askush nuk sakrifikon ëndrrat e veta për t’jua bërë qejfin juve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.