Alehandroja sheh Monserratin duke u martuar me Hoze Luisin

Intervista - - TELENOVELA -

Pasi mëson nga Amelia se Nadia dhe Viktori janë gjallë, Hoze Luisi mendon se dhe Alehandroja mund të jetë gjallë, por ai nuk e kupton dot se si mund të kishte ndenjur Alehandro pa komunikuar me Monserratin. Hoze Luisi dhe Graciela e kanë mësuar tashmë të dy se Alehandro është gjallë dhe kanë vendosur ta mbajnë të fshehtë këtë prej Monserratit. Hoze Luisi i tregon se ka një plan për këtë, gjë që e gëzon Gracielën...

Hoze Luisi i thotë Monserratit se Lauriton mund ta mar- rin me vete në muajin e mjaltit dhe se duhet të nxitojnë me dasmën e tyre. Pedroja i thotë Nadias se Viktori nuk ka për të ardhur ta shpëtojë dhe ai do të sigurohet mirë për këtë.

Aldofoja e ndihmon Marian dhe e çon në një spital për t’u dezintoksikuar. Maria i lutet të mos e braktisë ashtu siç bëri Alehandroja dhe ai i premton se jo.

Graciela viziton Amelian dhe kështu, takon Viktorian. Amelia nuk e pranon se Viktoria është vajza e Nadias. Graciela e uron Amelian për familjen perfekte dhe shkon të takojë Pedron, i cili i premton Gracielës se Nadia nuk do t’i tregojë askujt se Alehandroja është gjallë. Viktori është më mirë dhe ai e Alehandroja vendosin të kthehen në Aguazul pas dhjetë ditësh.

Jozefina i thotë Gracielës se dëshiron të flasë me Nadian, gjë që e dëgjon edhe Monserrati, e cila habitet. Monserrati dhe Karlota përpiqen të mësojnë më shumë, por Graciela e mbulon situatën duke thënë se bëhet fjalë për një shoqen e saj.

Pedroja i thotë Nadias se nëse ajo nuk pranon që ata të jenë sërish një familje, nuk ka për ta parë kurrë vazjën e saj. Refugio i tregon Hoze Luisit se Esmeralda është bërë e padurueshme dhe kërkon divorcin. Hoze Luisi e këshillon t’ia fitojë zemrën prapë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.