Elifi vendos të dorëzohet në polici

Intervista - - TELENOVELA -

Në komisariat, Pelini i thotë Elifit të gjejë një avokat të mirë për Aslin. Omeri futet në komisariat dhe e shikon Elifin të ulur me Baharin, e cila hiqet sikur po e ngushëllon Elifin. Elifi i heq sytë prej tij dhe Omeri nuk i flet.

Pelini e pyet Omerin nëse ka arritur të flasë me Elifin, por ai i thotë se nuk mundi ta mbajë premtimin e tij, ndaj ajo ka të drejtë që nuk i flet. Pelini i thotë se ai të paktën u përpoq ta mbante atë premtin, gjë që Elifi nuk e di.

Pelini thotë se ata të dy, Elifi dhe Omeri janë njësoj, ndërkohë që Bahari përpiqet të ushqejë tek Elifi urrejtjen për Omerin.

Omeri futet në dhomë dhe dëgjon Fatmën duke i thënë Metinit se Sibeli bëri çfarë i tha ai dhe Hatixhja do të bëjë gjithashtu të njëjtën gjë.

Tajari është shumë i zemëruar me Metinin. Ai takohhet me të dhe e pyet se çfarë ndodhi me të dhe me Elifin.

Elifi, nga ana e saj, nuk e heq dot mendjen nga Omeri. Nyliferi habitet se pse akuzohet Asli si vrasëse e babait të saj. Omeri i thotë Husejnit se ai mendon se vrasësi nuk është Asli. Elifi e kalon natën në stolin para komisariatit të policisë. Omeri e shikon nga dritarja dhe në momentin që atë e ka zënë gjumi, ai vjen dhe e mbulon me xhaketën e tij.

Omeri arrin të afrohet me Elifin dhe ata bëjnë dashuri së bashku. Elifi, me dëshirën për të patur një dashuri të pastër e të ndershme, i rrëfen Omerit se ajo ka pastruar para dhe i thotë se nuk dëshiron të jetë një tjetër Sibel në jetën e tij. Omeri nis të dyshojë nëse lidhja e tyre do të zgjasë, por Arda përpiqet t’i japë zemër.

Ndërsa pyet veten se si do të jetë reagimi i Omerit pas kësaj që mësoi, Elifi merr vesh se nëna e saj, Zerrini, ka vdekur.

Elifi, ndërsa qan vdekjen e së ëmës, e kupton se gjërat sërish po shkojnë keq. Tajari do të ketë sërish një gur të mirë në dorë kundër Elifit, pas vdekjes së Zerrinit.

Omeri, i cili po përpiqet të qëndrojë larg Elifit, vazhdon me hetimet e tij për të gjetur vrasësin. Ai viziton Tanerin, i cili qe arrestuar si vrasës i Ahmet Denizer dhe Sibel Andac. Taneri i tregon Omerit se do t’i tregojë atij se cili është pronari i vërtetë i diamanteve, nëse Omeri i premton se do ta mbrojë.

Duke e kuptuar se gjërat nuk do të jenë më siç ishin më parë, duke parë sjelljen e ftohtë të Omerit, Elifi është në një gjendje shumë të keqe. Ndërkohë, ajo merr informacione të rëndësishme në lidhje me Nyliferin dhe Metinin.

Ajo vazhdon të kërcënohet nga Metini, ndërkohë që edhe motra e saj është bërë pjesë e një loje të rrezikshme. Elifi vendos të dorëzohet në polici, për të mbrojtur të tjerët, ndërsa Tajari dhe Omeri kanë plane krejt të ndryshme për të. A do të arrijë Elifi të dorëzohet dhe t’u japë fund planeve që kanë bërë të tjerët për të?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.