Pse ha në mënyrë të pakontrolluar?

Intervista - - SHENDET -

Ngrënia impulsive apo e pakontrolluar, nuk është njësoj si të hash më tepër se ç’duhet në një rast. Shumë njerëz hanë shumë me raste, për shembull, në festa, në ditëlindje, mbrëmjen e Vitit të Ri, etj., ndërsa njerëzit që hanë në mënyrë të pakontrolluar e bëjnë këtë rregullisht, të paktën një herë në javë, për një periudhë 3 mujore, ose më gjatë...

Njerëzit që hanë në mënyrë të pakontrolluar, e ndjejnë veten sikur nuk mund ta kontrollojnë se sa shumë, bile edhe se çfarë hanë. Ata, shpesh, hanë vetëm, derisa u dhemb stomaku, ose edhe kur nuk janë fare të uritur. Ndjenjat e fajit, turpit, apo trishtimi vijnë pas të ngrënit. Ata mund të ndjehen kaq të turpëruar për sjelljen e tyre, sa mundohen ta fshehin atë nga miqtë dhe të afërmit. pjekurisë, kurse ndër adoleshentët, 1.6% e tyre kanë ngrënie të pakontrolluar.

Shumë njerëz që kanë sindromën e ngrënies së pakontrolluar kanë probleme me peshën. Ndërmjet njerëzve me këtë çrregullim, afro 2/3 janë obezë dhe një studim zbuloi se 30% e njerëzve që bëjnë dieta, apo trajtime për rënien në peshë, mund ta kenë atë. Njerëzit që janë mbipeshë apo obezë, gjithashtu, rrezikojnë për probleme shëndeti, si sëmundje zemre, presion i lartë, apo diabet i tipit 2.

Shumë

njerëz

me ngrënie të pakontrolluar kanë edhe probleme të tjera emocionale apo mendore, si depresion, ankth, çrregullim bipolar dhe abuzim me substanca të ndryshme (droga, alkooli). Ata, gjithashtu, mund të ndjehen të stresuar, të kenë probleme me gjumin dhe të kenë vetëvlerësim të ulët ose turp nga trupi i tyre.

Cilat janë shkaqet e ngrënies së pakontrolluar?

Ekspertët nuk janë të sigurt për arsyet që e shkaktojnë ngrënien e pakontrolluar. Në të mund të jenë të përfshirë një përzierje faktorësh, si trashëgimia, psikologjia dhe eksperiencat e jetës. Mbajtja e dietave mund të çojë te ngrënia impulsive, por ne nuk e dimë nëse është vetëm ky shkak. Disa njerëz mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj gjërave që kanë lidhje me ushqimin, si aromat dhe pamja e tyre. Çrregullimi mund të vijë edhe nga ngjarjet stresante, ose traumatike të jetës, si vdekja e një afërmi, apo ngacmimi për shkak të peshës.

Nëse mendoni se mund ta keni këtë lloj çrregullimi, dijeni se mund të trajtoheni prej tij me sukses. Hapi i parë është diagnostikimi. Për të bërë diçka të tillë, doktori, apo profesionistë të tjerë do të bëjnë një ekzaminim fizik dhe do t’ju bëjnë pyetje për zakonet në të ngrënë, shëndetin emocional, imazhin që keni për trupin dhe ndjesitë

kundrejt ushqimit.

Këshillimi nga një psikiatër, ose psikanalist është kyç nëse keni probleme emocionale. Këshillat e tyre kanë për qëllim ndryshimin e mendimeve negative që mund të nxisin ngrënien impulsive. Terapia ndërpersonale bëhet nëse keni probleme në marrëdhënie. Gjithashtu, mund t’i kërkoni ndihmë një nutricionisti për të mësuar zakone të shëndetshme të të ngrënit dhe mbani një ditar të të ngrënit, kur jeni duke u shëruar.

Disa ilaçe, si antidepresivët, ose ato kundër ngërçeve, që janë të aftë të

Ngrëna impulsive mund të shkaktojë shtimin në peshë dhe të vështirësojë punën për të mbajtur dietë. Si pjesë e trajtimit të tyre, njerëzit me këtë çrregullim mund të kenë nevojë edhe për këtë. Programet tradicionale për rënien në peshë mund të ndihmojnë, por disa njerëz e kanë të vështirë me dietat strikte. Pyetni doktorin tuaj nëse mund të ndiqni një program të specializuar për rënien në peshë, për njerëzit që kanë sindromën e ngrënies impulsive.

Nëse ju jeni në rrezik për një çrregullim të tillë, mund të merrni masa për ta evituar atë. Vrojtojeni veten nëse keni ndjesi të tilla, si: faj, turp, apo ndjeheni impulsivë kur shihni një lloj ushqimi, ose keni një vetëvlerësim të ulët. Nëse keni këto probleme, ose çrregullimet në të ngrënë jua dëmtojnë jetën në familje, flisni me një doktor apo terapist.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.