Për të evituar alergjinë ndaj kikirikëve, konsumoni sa më shumë... kikikirë

Intervista - - SHENDET -

Bulimia dhe ngrënia e pakontrolluar nuk janë njësoj, megjithëse kanë të njëjtat simptoma. Edhe njerëzit me bulimi zakonisht hanë shumë dhe mund të ndjejnë të njëjtat emocione negative, si humbja e kontrollit, turpit, apo fajit. Ndryshimi është se njerëzit me bulimi, e “shlyejnë” gabimin më pas, vjellin, ose mund të përdorin laksativë, apo diuretikë, ose të bëjnë shumë fizkulturë. Shlyerja nuk është pjesë e të ngrënit në mënyrë të pakontrolluar.

Një studim i publikuar në Gazetën Mjekësore të Nju Inglandit thotë se, sa më shpejt të futen kikirikët në ushqimin e bebeve, aq më shumë ulet rreziku që ata që kenë një alergji ndaj tyre.

Si të evitoni alergjinë ndaj kikirikëve te fëmija juaj? Duke u përpjekur që ai t’i konsumojë sa më herët të jetë e mundur! Të paktën ky është rezultati në të cilin kanë arritur disa shkencëtarë. Në Izrael, fëmijët i konsumojnë kikirikët shumë herët dhe janë 10 herë më pak alergjikë sesa çifutët që jetojnë në Britaninë e Madhe. Pasi kanë bërë një konstatim të tillë, shkencëtarët anglezë dhe amerikanë të Kolegjit King, kanë marrë në studim këtë ndjeshmëri të lartë që është dyfishuar te fëmijët në 10 vitet e fundit dhe ndaj së cilës nuk ekziston asnjë trajtim. Ata kanë vepruar në këtë mënyrë: Kanë përzgjedhur 640 fëmijë 411 muajsh, që vuanin nga ekzema, ose nga një intolerancë ndaj vezëve ( ose që të dyja). Pika e tyre e përbashkët ishte mjedisi alergjik; ata ishin më të prirur për të zhvilluar një alergji ndaj kikirikëve. Megjithatë, studiuesit kanë bërë prova në lëkurë, për të dalluar më të “ndjeshmit”. Këto bebe janë ndarë në dy grupe: Të ndjeshmit dhe jo të ndjeshmit. Prindërit u kanë dhënë të konsumojnë kikirikë rregullisht, pastaj kanë shtuar dozën pak nga pak për më të ndjeshmit. Prindërit e tjerë nuk kanë ndryshuar asgjë në regjimin ushqimor të fëmijës së tyre. Në moshën 5 vjeçare, vetëm 2% e fëmijëve

që kanë ngrënë rregullisht para moshës 11 mujashe kanë qenë alergjikë, kundrejt 9% të atyre që nuk e kishin konsumuar fare. Por rezultatet kanë qenë edhe më mbresëlënëse: Vetëm 20% e atyre që ishin mësuar me kikirikë dhe që paraqisnin shenja ndjeshmërie para moshës 11 muajshe, janë bërë intolerantë ndaj tyre, kundrejt 50% të atyre që nuk i kishin konsumuar kurrë! Studiuesit, pra, kanë arritur në përfundimin e mëposhtëm: “Futja e hershme e kikirikëve në ushqimin e fëmijëve pakëson dukshëm rrezikun për të pasur një alergji tek ata që kanë faktorë rreziku dhe ndryshon përgjigjen e sistemit të tyre imunitar”. Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se, në rast se fëmija vuan nga ekzema, ose ka intolerancë ndaj vezëve, duhet të këshilloheni me mjekun para se fëmija juaj të konsumojë biskota me kikirikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.