Një sondë zbulon terrene “merimangash” mbi Mars

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Shkrirja e kapuçit karbonik të Marsit çdo pranverë shkakton një formë të çuditshme erozioni. Gazi gërryen shkëmbin dhe lë prapa tij terrene në formë merimangash. David Boui kishte të drejtë kur u këndonte pranisë së merimangave në Mars? Po, por nuk bëhet fjalë për jashtëtokësorë, por për formacione gjeologjike të çuditshme. Alternimi i stinëve në planetin e kuq shkakton shfaqjen e formacioneve që NASA i quan «në formë merimangash». Është aparati fotografik me saktësi të lartë, HIRISE që na ka dhënë imazhet e para të këtij fenomeni spektakolar. Ky aparat është vendosur në sondën Mars Reconnaissance Orbiter, që qarkullon në një largësi afro 250 km nga toka marsiane. Gjatë misioneve të saj të shumta, kjo sondë ka fotografuar formacione gjeologjike që nuk ng- jajnë me ato të Tokës. Fenomeni paraqitet në formën e krisjeve që nisen nga e njëjta qendër dhe shpërndahen si këmbët e merimangës rrotull trupit të saj. Kjo ndodh në pranverë, kur shkrihen kapuçët polarë marsianë. Këta nuk përbëhen nga akulli, por nga dioksidi i karbonit në formë të ngurtë. Ky akull karbonik ngrohet nga afrimi me diellin, por nuk shkrin; ai kalon direkt nga forma e ngrirë, në atë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.