Menaxherja dhe striptistja më e mirë shqiptare, Anna Getti

Intervista - - JETA E NATES -

Ajo është kthyer në imazhin e performancave strip në lokalin e parë të këtij lloji në Shqipëri, “Club Shqiponja”. Duke qenë se edhe e menaxhon këtë klub, Anna, bukuroshja që po çmend shqiptarët me kërcimet e saj provokuese, fton në të njëjtën kohë që ta viziojnë klubin ku ajo punon tashmë prej dy vjetësh. “Që të realizohesh në karrierë, duhet të provokosh dhe të të provokojnë”, thotë Anna, e cila duket aq e dashuruar me punën e saj, sa lokalin ku punon, e quan shtëpinë e saj të dytë.

Fabjola Kuburi: - Të gjithë e kemi parë Annën në ekranet e televizioneve me performancat e saj, por përtej ekranit, kush është Anna?

Anna Getti: - Jam një vajzë e rritur me ëndrra. Kam pasur një jetë normale dhe gjithmonë i jam përkushtuar shkollës. Ëndërroja të bëhesha aktore sepse përgjithësisht, e doja botën e artit, televizionin, muzikën, i doja të gjitha këto. Më parë nuk jam marrë me asnjë punë, puna e vetme dhe që unë e adhuroj është puna në “Club Shqiponja”. Jam tip i vendosur dhe arrij gjithçka që dua.

- Çfarë do të thotë të merresh me striptizë në një vend kaq të vogël dhe me mentalitet paragjykues si Shqipëria?

- Nuk është e lehtë e nuk mund ta bëjë çdokush. Arsyeja është fryma e re që “Club Shqiponja strip” solli në Shqipëri. Si për çdo gjë të panjohur, si fillim merren parasysh edhe paragjykimet sepse jo të gjithë njerëzit e kanë konceptin se çfarë është striptiza. Ata që e kanë parë në botë, ia dinë vlerën dhe e konceptojnë ashtu siç është në të vërtetë, një art më vete, një shou live që performohet nga striptistët.

- Me sa di unë, ju keni edhe në Durrës një lokal tjetër me të njëjtin emër. Po atje, si po ecën puna?

- Po, është “Club Shqiponja strip 2” i cili ndodhet në plazh. Ecën shumë mirë, nuk kemi luhatje të klientelës sepse ne jemi një fushë tjetër nga klabet që ekz- istojnë, por dihet që në një vend bregdetar, vera është ajo që e bën shpërthyes vendin. Në atë kohë ka edhe shumë turistë të huaj dhe ata që e njohin këtë sistem klubi, janë ata që parapëlqejnë shumë ta frekuentojnë.

- Pse duhet të vijnë klientët në “Club Shqiponja 1& 2”? Çfarë do të gjejnë aty, përveç teje, që je personifikim i vetë lokalit?

- Përveç meje, që tashmë dihet se ndodhem te “Club Shqi- ponja 1& 2” prej 2 vitesh e disa muajsh, çdo femër apo mashkull, qofshin edhe çifte, duhet ta vizitojnë me patjetër klabin tonë. Aty mund të rrinë nën shoqërine e balerinave striptiste shqiptare e të huaja, mund të kërcejnë me to, të shijojnë lap dancet e tyre. Përveç kësaj, mund të rrinë edhe në qetësinë e tyre, duke shijuar shoun që dhurojnë vajzat në një ambient të mrekullueshëm, ku kushdo që vjen, harron të ikë në shtëpi. (Qesh)

- Kush e frekuenton lokalin tuaj?

- Klubin tonë e frekuentojnë të gjitha moshat, mbi 18 vjeç. Aty mund të vish i shoqëruar, por edhe vetëm nuk përbën problem sepse kënaqësia nuk mungon në të dyja rastet.

- Sa i rëndësishëm është bërë ky lokal për ty? Ç’do të thotë të jesh menaxhere e një klubi striptize?

- Lokali tashmë është bërë si një shtëpi e dytë për mua, nuk mund të rri asnjë natë pa shkuar atje, të shikoj si shkojnë punët dhe çfarë bëhet. Nuk është shumë e lehtë të menaxhosh një klub striptize, sepse duhet të kesh shumë nerva e durim që të merresh si me stafin, ashtu edhe me klientët, por kur e bën me kënaqësi, ia del.

- Si e përballon punën në lokal, ndërkohë që gjatë ditës ke edhe angazhime të tjera?

- Gjatë ditës, përveç faktit që kam mbaruar një fakultet në Durrës për Menaxhim Biznesi, po vazhdoj edhe një fakultet tjetër në Tiranë, për Stomatologji. Realisht, nuk është e lehtë të përballohen, por bëjmë edhe sakrifica. Përveç shkollës, angazhim tjetër kam edhe gjumin, me të cilin jam tmerrësisht e dashuruar. (Qesh)

- Çfarë kriteresh duhet të ketë një balerinë që të jetë një striptiste e suksesshme?

- Që një balerinë të jetë edhe një striptiste e suksesshme, si fillim duhet të jetë e zhveshur nga komplekset, duhet të kercejë dhe të performojë bukur, të jetë e paraqitshme, elegante dhe të ketë vullnet për të punuar.

- Në fund, na trego ndonjë sekret që nuk e ke treguar asnjëherë më parë...

- Që herën e parë që më intervistoni, doni t’ju nxjerr sekrete unë?! (Qesh) Po të thoja sekretin, s’do të ishte më sekret, kështu që ta lëmë sekret edhe për pak dhe flasim tek intervista e dytë, si mendoni? Ju puth të gjithëve, Anna Getti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.