Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Një tragjedi në shkurt

Në komunën e Buzit Një tragjedi e paparë Kujet (ulërimat) seç dëgjohen Vallë ç’ka ngjarë? Ishte fund shkurti E premte e mallkuar Ah, atë ditë të zezë S’kam për ta harruar... Më thanë se vranë Lilin Atë të bukur djalë I gjatë si një lis I fortë si një mal. Ç’ishte ajo dorë Që preu atë lis?! Dora iu bëftë shkrumb Helmoi farë e fis! Ai kish një baba Që veç atë mendonte Kishte edhe një nënë Që aq shumë e donte Kishte edhe dy motra Që për të jetonin I kishin ndarë dhe ditën Prisnin ta martonin! Ti, xhaxhi Bashkim Qëndro ashtu si burrë Se ne Lilin S’do ta harrojmë kurrë. Ti, teta Feruze Qëndro si burrneshë Se Lili s’ka vdekur Por është midis nesh! Ti nuse e bukur Si motër për ne Lili do jetë gjallë Dhe pse atje nën dhé!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.