Kunata më shkatërroi martesën

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

bëri tim shoq xheloz dhe më ndau. I bëri një letër anonime sikur unë kisha dashnor dhe ai e besoi, më nxori jashtë dhe fëmijët nuk m’i dha. Si të veproj sipas jush, si t’ia mbush mendjen? A nuk e meriton ajo femër ta vrasësh?

- Në qoftë se ti je e ndershme, lërja kohës dhe burri yt do ta kuptojë vetë, megjithëse qenka debil. Vjollca Hajredini.

- Në qoftë se ti nuk ke pasë lidhje tjetër, mirë thotë Vjollca, lërja kohës se çdo gjë lahet këtu. Ti i di këto gjëra se je nënë e dy fëmijëve të rritur. Viktor Strase.

- Ajo qenka kafshë femër, çfarë nuk mban kjo tokë! Enka Hyko.

- Mendoj se koha do ta tregojë të vërtetën dhe ti bëje

ndonjë plan që ta nxjerrësh kunatën tënde bllof, ose vëri një gur zemrës dhe harroje atë burracak, se burrë nuk është. Ndërsa për fëmijët hidhe në gjyq dhe sigurisht, ti ke për ta fituar, se je nëna. Bona.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.