Nuk ka paguar dritat, tani m’i kërkojnë mua...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Zoti avokat, më thoni ju lutem, si të veproj? Jam një zonjë nga Gjirokastra dhe i kam dhënë një personi shtëpinë me qira. Ai, tërë këto vite s’kishte paguar drita dhe ujë, që tani kapin vleren e 5 milion lekëve të vjetra. Problemi qëndron se unë dua ta nxjerr nga shtëpia këtë person, kështu që më thoni, si duhet të veproj? Shtëpinë ia kam dhënë pa kontratë qiraje.

E nderuar zonjë, ju falënderoj që keni kontaktuar me rubrikën tonë! Më vjen shumë keq për atë që ju ka ndodhur.

- Në lidhje me pagesat e prapambetura të qiramarrësit tuaj, ju e keni të pamundur t’ia merrni këto detyrime të cilat ai i ka konsumuar. Kjo, për faktin sepse ju nuk keni kontratë qiradhënieje me qiramarrësin. Në rast se do të kishit kontratë qiradhënieje, kjo mosmarrëveshje mund të zgjidhej në gjykatë, ku kontrata është provë shumë e rëndësishme. Pothuajse ky do të ishte gjyq i fituar, pasi vendimi të marrte formë të prerë dhe të lëshohej urdhëri ekzekutiv, ju duhej t’i drejtoheshit zyrës së përmbarimit për të bërë ekzekutimin e vlerës që ka qiramarrësi debi.

- Përsa i përket shqetësimit tuaj se doni të nxirrni nga shtëpia qiramarrësin, atëherë rruga më e shkurtër është t’i drejtoheni policisë dhe të kërkoni ta nxjerrë qiramarrësin nga shtëpia juaj. Pra, duhet të argumentoni faktin se nuk ka asnjë kontratë mes jush dhe qiramarrësit. Por, në praktikat e fundit, policia nuk ndërhyn pa një vendim gjykate. Në këtë rast, duhet t’i drejtoheni gjykatës me kërkesë padie, ku objekti të jetë “lirim dhe dorëzim sendi”. Pasi vendimi të marrë formë të prerë, duhet t’i drejtoheni zyrës së përmbarimit e cila bën ekzekutimin e vendimit. Shpresoj te jeni e qartë me analizën e mësipërme!

Duraj Law Firm Rr. "Kavajës", Pll. "Pienvis", K. 3, No. 11. Tirana-Albania

-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.