Është më i mirë muri me tulla apo me blloqe?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Cili ka cilësinë më të mirë dhe më të nxehtë, muri me tulla apo muri me blloqe të kuqe? te fortë sesa ndërtimet vetëm me tulla solide ose blloqe të ngurta. Kjo, pasi tullat e foruara mund të përforcohen për t’i rritur stabilitetin në rast erërash të forta ose tërmetesh.

- Tullat e ngurta pa vrima ose blloqet e kuqe, mund të përdoren si material për shtrimin e dyshemeve, për rrethimin e oborreve, si element dekorues ose estetik, për izolimin e bodrumeve ose për furrat dhe oxhaqet. Kjo vjen sepse rezisten-

Seldi Shehu, arkitekt

Adresa: Rruga e Kavajës, pranë Kishës Katolike, Tiranë. Cel. +355 682060611. E-mail: info@seldi shehu.al. Web: www.seldishehu.al ca e tyre ndaj zjarrit është tepër e lartë, por jo cilësia për ndërtim në muret e jashtme, pasi duke patur aftësi të lartë për të mbajtur lagështirën dhe të nxehtin, e bëjnë ambientin e brendshëm të ketë humbje termike, duke mos pasur mundësi vetëventilimi. Në këtë rast, muret me tulla me vrima janë shumë herë më superiore.

- Gjithashtu, tullat me vrima ose të foruara janë më të lehta si në peshë, ashtu edhe në ndërtim, gjithashtu edhe më ekonomike (përveç ras- teve kur përforcohen me beton ose çelik). Vrimat në këtë rast e ndihmojnë tullën të përballojë nxehtësinë. Në rast të ndonjë krisjeje ose çarjeje te tullat me vrima, nuk kemi ndonjë rrezik serioz, pasi tulla është akoma funksionale, por në rast se do të kishim plasaritje në një bllok të kuq ose tullë solide, problemet do të ishin më serioze, pasi ajo do të kthehej në një tullë të papërdorshme. Pra, edhe në këtë rast, tullat e zakonshme me vrima janë sërish superiore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.