Ç’kuptimkaëndrraime?

Më puthi gruaja e të dashurit

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam parë në ëndërr gruan e të dashurit tim, sikur ishim shtrirë në një krevat dhe ajo më puthte në buzë. Për çudi, unë ndjeja kënaqësi. Pastaj, ajo iku me të dashurin tim. Jam tepër kurioze për shpjegimin tuaj. Juera.

- Ëndrra juaj është shumë e qartë, ju vret pak ndërgjegjja për faktin se keni hyrë në mes të një çifti. Vërtet dashuritë e fshehta duket se shijojnë më shumë, por edhe të sjellin vuajtje dhe brerje ndërgjegjeje. Ëndrra juaj tregon pikërisht këtë; puthja me gruan e të dashurit tuaj tregon të ndaluarën, pra, që ndoshta ka ardhur koha t’i jepni fund kësaj lidhjeje. Ikja e saj me burrin e vet, pra, të dashurin tuaj, tregon që në fund të fundit, ai ka zgjedhur atë për bashkudhëtaren e jetës, jo juve. Ka ardhur koha të mendoni edhe ju për një bashkudhëtar, që të jetë vetëm i juaji. - Kam parë në ëndërr motrën time. Po i krihja flokët, ku më pas filluan t’i dilnin morra. Ajo u turpërua aq shumë sa i vinte për të qeshur. Më tha: “Më ka ardhur zor të të them për to”. Ju lutem, më thoni ç’do të thotë, sepse jam në merak... Faleminderit.

- Morrat kanë shumë kuptime, por në rastin konkret, paraqesin frustrimet, ankthin dhe ndjenjat e fajit që ju keni. Ndoshta në një veprim që keni bërë apo mendimet tuaja ndiheni pak i/e papastër dhe ju vret ndërgjegjja. Kjo ka lidhje edhe me motrën tuaj; keni mbajtur një distancë të cilën e vuan edhe ajo, edhe ju, po ashtu. Mos vallë ka ardhur koha t’i sqaroni ca gjëra mes jush?!

- Në një ëndërr para dy netësh, pashë një shoqen time e cila ka vite që nuk jeton më. Ajo erdhi dhe më tha sa e kishte marrë malli të rrinte me mua, të lozte me mua. Ne filluam të luanim dhe ajo, seç më thoshte ca gjëra, por nuk i mbaj mend fjalët. Dua të di, çfarë kuptimi mund të ketë? Faleminderit.

- Personat që nuk jetojnë, vijnë në ëndërr për të na treguar diçka, për të dhënë një këshillë, përgjithësisht, për gjëra pozitive. Loja që keni bërë me të është vërtet një këshillë për ju: Ju keni tendencën të shkoni kundra rrymës dhe të thyeni rregullat në jetë, nuk e merrni me seriozitet asnjë lloj situate. Duhet ta shikoni këtë anë tuajën dhe të bëni disa ndryshime, qoftë në vendimet që merrni, qoftë në mënyren se si e

jetoni jetën. Gjithë të mirat! - Mbrëmë kam parë në ëndërr sikur po fluturoja në një rrugë të ngushtë dhe shikoja rreth vetes fusha të tëra me jeshilllëk. Më pas shikoja lisa të gjatë në të cilët ishin mbështjellë gjarpërinj. Kjo më frikësoi aq shumë saqë ecja me vrap nëpër fushë, por gjithandej shikoja lisa të gjatë dhe gjarpërinj. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka? - Të fluturuarit, siç e kam thënë edhe herë të tjera, paraqet ndjenjën e lirisë, synimet tuaja në jetë, vështirësitë dhe mënyrën se si i kapërceni ato. Paraqet gjithashtu botën tuaj të brendshme shpirtërore. Lisat e gjatë që keni parë, simbolizojnë jetën e gjatë, stabilitetin, forcën, tolerancën, urtësinë dhe properitetin. Ju jeni person i fortë, keni aftësinë ta ndërtoni çdo gjë në themel të fortë, pavarësisht se në pamje të parë ta jepni përshtypjen sikur trembeni menjëherë. Gjarpëri, sa është simbol erotik, po aq edhe përfaqëson frikën tuaj ose diçka që ju shqetëson dhe të cilën e dini vetëm ju. Ju uroj fat!

- Çfarë do të thotë të shi- kosh në ëndërr sikur bën seks me dy femra? Nuk bëj shaka, është e vërtetë që e kam parë këtë ëndërr. Pres një përgjigje dhe ju përshëndes. Theksoj që ëndrra të tilla shikoj shumë shpesh. - Një ëndërr e tillë, aq më tepër kur e shikoni shpesh, e ka bazën në hormonet tuaja. Jeni në një fazë në të cilën keni nevojë për afrimitet fizik, për intimitet, dashuri, ndoshta sepse në jetën reale ndiheni pak të lënë pas dore në këtë pikë. Një ëndërr e tillë ju bën të shkarkoheni disi nga ana emocionale, pse jo, edhe fizike. Nuk ndiheni i plotësuar në realitet, ndaj është më se normale të shikoni ëndrra të tilla. - Pashë në ëndërr sikur shkova te mjeku për shkak të disa puçrrave që më kishin dalë. Në bark sikur po më binte lëkura dhe po më dilte një lëng i çuditshëm. Doktori më tha se ishte sëmundje vdekjeprurëse, por nuk duhet të shqetësohesha sepse nuk ishte e rëndë. Unë, në fakt, herë pas here kam probleme shëndetësore. A ka ndonjë kuptim kjo ëndërr, ju lutem? - Sigurisht që ka kuptim. Nënndërgjegjja, nëpërmjet ëndrrës, ju transmeton një mesazh pozitiv. Nuk duhet të shqetësoheni për çfarë keni kaluar sepse gjendja juaj shëndetësore po përmirësohet dita-ditës. Mjafton të jeni i kujdesshëm dhe të shkoni herë pas here te mjeku për kontroll. Rënia e lëkurës tregon rigjenerimin. Pra, ju do ta merrni veten, prandaj s’keni pse të shqetësoheni. - Në ëndërr pashë një qen agresiv që po bënte xhiro nëpër shtëpi. Pastaj, sikur më sulmoi. Në krah kisha edhe vajzën time të vogël e një mace. Qeni u afrua përsëri dhe e gërvishti aq shumë vajzën, sa e vrau fare. Pastaj, unë e përplasa qenin nga njëra portë te tjetra sepse doja ta vrisja. - E dini tashmë që gjendeni në një situatë shumë të vështirë dhe ëndrra tregon pikërisht këtë gjë. Këtë situatë jua krijon një person që herë pas here ju bën presion dhe që ka lidhje me vajzën tuaj. Ju mundoheni ta mbroni vajzën me ç’të mundeni, por ju duket e vështirë. Duhet të ruani gjakftohtësinë sepse asgjë nuk zgjidhet me agresivitet. Nuk përjashtohet mundësia që qeni të përfaqësojë edhe instiktet tuaja të brendshme në lidhje me çdo gjë që ju rrethon. Në këtë periudhë, besojini instiktit tuaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.