Ta bëj operacionin me lazer për sytë?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam Dritani. Dua të bëj një operacion lazer për dioptrinë, ndaj dua të di cilat janë të metat e këtij operacioni dhe a rrezikoj për moshën që kam, sepse jam 55 vjeç. Çfarë përparësish ka ky lloj operacioni? Faleminderit.

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: - I dashur Dritan! Në letrën tuaj ju nuk më sqaroni për disa detaje në lidhje me defektin tuaj të shikimit, të cilin doni ta operoni me lazer. Ju vuani nga hipermetropia apo miopia? Keni numër plus apo minus? Ndërkohë, e keni defekt të thjeshtë sferik apo të kombinuar me cilindër? Keni mbajtur në jetën tuaj syze korrigjuese më parë për të sistemuar defektin tuaj të të parit apo nuk keni mbajtur syze? Arsyeja pse po jua bëj këto pyetje është sepse defekte të ndryshme refraksioni (shikimi) kanë strategji të ndryshme ndërhyrjeje me lazer. Sot, në botë, në praktikën ophtalmologjike ekzistojnë shumë tipe ndërhyrjesh me lazer për të sistemuar shikimin, pra, për të hequr dioptrinë, por këto përcaktohen hollësisht pas një vizite tepër specifike tek okulisti, vizitë ku përcaktohen shumë parametra.

- Përcaktohet tipi i defektit të refraksionit (plus apo minus), kombinimi apo jo i defektit sferik me atë cilindrik, struktura, trashësia e kornesë (xhamit të syrit), sasia e lotit që prodhon syri, tensioni i syrit, aftësia e të parit (mpre- htësia e të parit gjatë provës së syzeve etj.). Në varësi të këtyre të dhënave, përcaktohet tipi i krirugjisë refraktive me lazer, që do të aplikohet. Mosha juaj 55 vjeçare është relativisht jofavorite për këto ndërhyrjeje, pasi duhet të ishin bërë herët, pas moshës 2324 vjeç dhe të kishim përfituar gjithë këto vite nga benefitet e ndërhyrjes. Përsa u përket operacioneve me lazer, ato bëhen në klinika shumë të specializuara dhe nga kirurgë okulistë të specializuar në kirurgjinë e syve. Faleminderit për letrën tuaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.