Kam mungesë vetëvlerësimi e ankth

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- I drejtohem doktoreshës psikiatre. Kam probleme me frymëmarrjen dhe ankthin. Kam bërë disa teste dhe më kanë dalë normale përsa i përket organizmit, ama më zihet fryma çdo ditë e më shumë dhe nuk më lë as të fle gjumë. Edhe kur punoj, edhe kur eci, bëhem nervoz. Si të dal nga kjo gjendje? Jam tip ankthioz për çdo gjë, më duket se asgjë s’do ta çoj deri në fund, kam mungesë vetëvlerësimi. Jam vetëm 30 vjeç. Dr. Valentina Qemalli ( Asabella), psikiatre: - I nderuar 30 vjeçar, shqetësimet që ju përshkruani në letrën tuaj tregojnë se po kaloni një çrregullim ankthi për të cilin shkaqet janë të ndryshme, si dhe faktorët që e favorizojnë. Hapin e parë të vlerësimit të gjendjes së përgjithshme e keni bërë. Tani duhet të kontaktoni psikiatrin për planin e tra- jtimit. Çrregullimi i ankthit trajtohet me psikoterapi të kombinuar me medikamente.

- Unë po ju jap këto këshilla: Evitoni përdorimin e kafesë, cigares, pijeve alkoolike, si dhe pijeve energjike. Evitoni ambientet e mbyllura, duke u kushtuar më shumë rëndësi shëtitjeve në ajër të pastër. Flisni me shokët e të afërmit për problemet tuaja dhe mos hezitoni të shkoni te specialisti, pasi pa u trajtuar, problemet rëndohen. Kurajo!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.