UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Më mungon...

Rri ulur pranë dritares, jashtë filloi te bjerë shi, kam menduar shumë per ty keto ditë, mund te them se me mungon shumë. Sa shumë mendime me vijnë ne kokë dhe sillen rrotull, eshte kujtimi yt. Shpesh më duket se do te hysh ne derë me buzëqeshjen tende, si te mos të kishe ikur kurrë. E di mirë nje gje, faji dhe pendimi me ndjekin. Perse... perse nuk te thashë sa shumë të doja? Sot je shumë larg meje, deshiroj shumë te merrja doren tende dhe te ulesha bashkë me ty, pa thënë asnjë fjalë me gojë dhe të të thosha gjithçka me zemër. Në fakt, më jep ankth kjo largësi dhe po te mundesha ne këtë moment, do të isha ne krahun tend te te thosha se je shumë e rëndesishme per mua dhe te adhuroj së tepërmi. E di se pse nuk ta kam thënë asnjehere? Përgjigjja është e thjeshtë, sepse mendoj se fjalet ishin teper. Po vuaj shumë qe nga ikja jote, me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje, sepse nuk te thashë kurrë sa te doja, prandaj edhe sot po e shkruaj kete leter. Kam nevojë te qaj, te shfryhem nje herë e pergjithmonë. sepse në qoftë se vazhdoj para të tjerëve te dukem sikur jam mirë, se asgje nuk me shqetëson, trishtimi qe ma le ti, do të me shkatërrojë çdo ditë e me shumë. Pse nuk kthehesh tani? Kam nevoje per ty... Do te isha shumë i lumtur po te shihja perditë parasqyrimin tim ne sytë e tu, te degjoja zerin tend teksa shqipton emrin tim, te thithja ajrin qe thith ti dhe vetem me keto do te ndihesha dhe do te siguroja qe do te ndihesha i lumtur. Në qoftë se lexon kete leter, do ta shohesh se çdo fjalë e shkruar ne te eshte nje lot dhe frymëmarrje dashurie per ty, edhe pse kam nje bindje, se ndoshta keta rreshta s’ke per t’i lexuar kurrë. Sa mirë do te ishte sikur ta kisha shkruar me pare kete leter, sepse nuk do te ikja kurrë pa e ditur sa te doja. Xh.

Me mungon... ka kaluar vetem nje dite qe nuk te shoh dhe perseri me ka marrë malli... Dje u pame vetëm per gjysem ore, por per mua ishte fantastike. Mbi te gjitha, kur me perqafove, ndjeja nje siguri te madhe midis kraheve te tua. Të dua dhe nuk do të pushoj kurre se theni kete fraze. Je njeriu me fantastik qe kam njohur ndonjehere! Je një nga personat e vetem qe me kupton dhe me do te miren... Me mungon. Te puth fort! M.

E paharruar, Vaçe Zela...

E paharruar Vaçe Zela, divja e muzikës shqiptare. Një vit më parë do të ndahej nga jeta Vaçe Zela, nderi i Kombit, princesha e madhe e këngës. Emri i saj është bërë tashmë i njohur në mbarë botën për mënyrën e lartë të interpretimit artistik, tingullin e pastër e mesazhet e ngrohta që ka përcjellë te publiku e jo vetëm. Me një karrierë aq të pasur artistike e vokal të ngrohtë, Vaçe Zela do të futej në çdo zemër me aq dashuri, thjeshtësi e dashamirësi. Gjithnjë e vlerësuar, e nderuar, e papërsëritshme, ajo do të fitonte admirimin e publikut të gjerë, si një ikonë e pazëvendësueshme e muzikës, artiste brilante e titullin më prestigjioz: “Mbretëresha e këngës shqiptare”. Vaçe Zela do të ishte zëri i papërsëritshëm i muzikës sonë kombëtare, ambasadorja e zëdhënësja e shquar e shpirtit të popullit, një emblemë e paarritshme. Zela u largua nga kjo jetë fizikisht, por aq e paharruar me kujtimin, punën, veprën e madhe që na la trashëgim, si një thesar e perlë të çmuar në mbarë zemrat e publikut dhe të gjithë atyre që e njohën dhe deshën zërin e saj brilant. Arti i saj, figura e Vaçe Zelës, do t’i rezistojë përherë kohës. Lavdia e zërit të Shqipërisë i ka kaluar tashmë edhe kufijtë e pavdekësisë. Ne, që jemi rritur me këngët dhe emrin e saj, gjithë nderimin e respektin ia drejtojmë sot të madhes Vaçe Zela, yllit që s’shuhet asnjëherë. Sepse një popull nuk mund të jetë asnjëherë i vogël, kur nga gjiri i tij ka nxjerrë një artiste kaq të shndritshme, sa Vaçe Zela. Ndaj, po të themi sot në heshtje: Faleminderit mësuese për magjinë që na dhurove me këngën tënde! Alban Arapi, letrar.

Nënës...

Ti je e vetmja që ke duruar të qaren time ne mes te nates dhe ke sakrifikuar oret e gjumit per t’u kujdesur per mua. Ti me atë dashurine tende të ëmbël, me ke veshur, me ke zhveshur, më ke lare dhe nuk je lodhur aspak. Prej teje kam mesuar se ç’do te thote te duash nje mashkull dhe të vlerësosh te qenit femer. Ti më ke treguar sekretet e jetes, si të jesh e sjellshme, e dashur apo indiferente. Ti më ke mbështetur kaq e kaq herë edhe kur të gjithe ishin kundra meje, më ke falur çdo gabim sikur te mos kishte ndodhur. Nënë, ti me ke pergatitur si te jem shume veta brenda meje: Shoqe, vajze e dikujt, bashkeshorte, nene edhe si te jem femer mbi te gjitha. Ajo ndjesia e përkëdheljes tënde, me mahnit teksa pershkon flokët e mi, shoqeruar me ate shikimin tend dhe duket sikur thotë: “Ah, vajza ime, je rritur tashmë, rrugen e ben edhe vetem dhe une jam kaq krenare per ty”. Por ajo qe eshte krenare, jam une per ty. Të dua, nëna ime.

Shumë mall

Me mall e dashuri e shkruaj këtë mesazh, me shpresë që të mos harroj dashurinë e vjetër. Dy vite i kaluam bashkë, dashurinë time aty për aty e lashë. Çdo problem që e patëm të bashkuar e zgjidhëm, çdo hidhërim që patem me njëri- tjetrin, përjashta e hodhem. Çdo gëzim qe e patëm, me njeri-tjetrin, e ndamë. Të lumtur do te jemi, por do te kemi shumë mall. Vështirë ishte ndarja dhe çdo lot qe u derdh, çdo kujtim për të i kam ruajtur në një copë zemre... U ndamë me lot, por jo edhe me zemër, sepse vitet kaluan, por kujtimet tona mbeten. Tash për fund i thërras engjëjt që dashurisë time t’ia ngrehin nje pikë lot.

Në një kohë isha e lumtur, në ate kohë mendova se do ta kem çdo herë, por ja qe u genjeva. Pse vallë ka njerëz kaq të këqinj që të shkatërrojnë jetën? Të doja ty më shumë se veten, t’i fala të gjitha, të fala edhe më të shtrenjtën, ta fala buzën, ta fala syrin, ta fala zemrën që hyre pa pyetur. Nuk dija çfarë është puthja, nga ti e mësova, nuk dija çfarë është loti, për ty po qaj, nuk dita çfarë është dashuria, për ty po vuaj, sepse ti je ai që gjitha m’i ke mësuar. Ti nuk je jeta, por unë vdes pa ty, të dua prej vitesh dhe do të të dua edhe me shekuj. Elida.

Nëse une vdes, me mbulon dheu i zi, mbi varrin tim do te shkruani TE DUA VETEM TY. Thikat i pranoj, plumbat i duroj, por ndarjen me ty nuk mudem ta paramendoj. Kur te vdes, a do te vish? Këto kujtime a do te m’i sjellësh? Për mbi varr me mi lexu e une brenda me vajtu, se prej teje jam largu! Se shumë ty të kam dashuru. Pa ty, nuk mundem te rri. Pa ty, jeta më bëhet hi, pa ty, varri nuk me pranon, pa ty, jeta nuk mjafon, se zemra ime e shkretë vetëm ty te do. F.

Më shumë sesa miq...

Sot është e thjeshte te shkruash para nje ekrani te ftohte. Tani s’na bën përshtypje asnje fjalë, qofte “te dua”, qofte “te urrej”. Janë thjesht taste te nje tastiere qe s’kupton dot dallimin midis tyre, ndaj s’ndjejme gje kur i shkruajme. Me letren qenka ndryshe. E veshtire ta shkruash, ta fusesh ne zarf, ta postosh... kaq e kaq mundesi per t’u penduar para se të jetë teper vone. Kaq mundësi per t’u kthyer mbrapsht ne ato qe shkrove, per te grisur zarfin e per te mos e postuar kurre. Ndoshta ndjenjat e verteta duhen shprehur me gjerat e prekshme sepse vetem ashtu e ndjen peshen e tyre. Për ty miku im që u largove kaq papritur nga unë. Z.

Une dhe ti miq te heshtur me një heshtje kuptimplote që vetem zemrat e drejta i kuptojne qe jemi te lidhur në bese qe rron derisa une te vdes, qe nuk thyhet kurre lehte sa te jete toka dhe qiejte. Une dhe ti une qe asnjehere nuk te pashe ty por qe ti gjithnje me pe mua. Ti qe ma more zemren mua zemren time, nga ty te dhuruar. Te dua! Te dua me marrine time te shpirtit me thellesine time te sinqeritetit qe gjendet vetem ne

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Po të shikosh disa nga librat e mi, janë veç e veç, Profesor Dhori Kule, rektor i UT-së dhe Kadri Morina president i “Eurosig”. Tani, këta miq të mitë dhe të mijëra shqiptarëve kanë lidhur një kontratë institucionale, që “Eurosigu” të ndihmojë në bursa dhe struktura. Sidomos tek Ekonomiku. Ju uroj fort të dyve për vizionet që keni!

- Kur shkoj andej nga Liqeni, jo rrallë kthehem te firma e ndërtimit “Triss” dhe takoj presidentin e saj, Ismail Ahmetin. Dhe flasim jo pak, edhe për ty, Petrit Shehu. O Zot, sa respekt ka ai për ty! Miqësia juaj nuk lindi në ëmbëltore apo klab, po në Fierzë. Të uroj fort Petrit, që gëzon kaq respekt. Urime!

- Dhe ja... ku je prapë në media, shoqja ime e vjetër, Jonida Shehu. Para se të “plasin” intervistat, fotot, postimet, po të bëj unë një urim: Dalsh si gjithnjë faqebadhë aty te “Pasdite në Top Chanel”. Urime!

- Befasia qe dyfish: Takova te restorant “Vëllezërit Hajdini” një mikun tim të vjetër, Tahir Baçovën, artistin e madh të cirkut. Aty pranë (në një tavolinë pra), ishte edhe një klarinetist i madh, Moli, që Vath Koreshi, e kishte aq dobësi. “Epo, thashë, janë ulur si artisti me artistin, dhe... kaq”. Mirëpo jo! Moli qenkesh dhëndërr i Tahirit! O Zot, sa jam lumturuar! Dy artistë të mëdhenj, janë vetëm një pjesë e plejadës, që lidhet me Tahirin e ariut Silva dhe jo vetëm! Dhe Moli, na qenkësh edhe gjysh! Si i bie të jetë Tahiri? Edhe një herë, lumturi të gjithëve!

- I dashur ish- Skënderbegas, frekuentues i lokaleve te “Bllokut” dhe aktualisht gazetar në TV-Shijak, sinqerisht më pëlqen cilësia e të ftuarve të tu. Pra, nuk qenka emri i stacionit, po gazetari ai që “gatuan” cilës- thellesine e detit... te zemres. Une dhe ti te dua te frigohem... Për ty jam gati te flijohem si i çmendur per ty zgjohem, ne mes te nates ty te drejtohem, per meshire, e per ndihme per falje e per udhezime. Për ty jam gati te harrohem, me gure te mbulohem nga varret si i marre te cohem mes ujqerve bari te dergohem te rrihem e te debohem si ne Taif te

inë. Është aty, edhe një vajzë që ka punuar te “Radio-Korça” dhe që “u lë targën” ca të ashtuquajturave “diva” të medias. Ju uroj të dyve, fort!

- Po ku je, o Hiljana? Ku e ke atë shoqen me flokët si artiste Hollivudi? Me sa duket, dimri nuk struk vetëm pleqtë (Megjithëse, për atë Zot, unë kam dalë edhe në mes të shiut, andej nga Liqeni)... Gjithsesi, më ka marrë shumë malli dhe ju uroj fort shumë mirësi në jetën tuaj. Ti Hiljana, ma puth edhe vëllaçkon e vogël!

- I dashur Viktor! Zakonisht, të kam takuar në Lezhë, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë, por kur të pashë atë ditë në Tiranë, bashkë me vajzën, përjetova një ndjenjë freskie dhe rinovimi. Nuk e di pse i jep nur çdo lokali, qyteti apo mjedisi... Apo e di dhe e di mirë: Është fisnikëria jote “bio”, ndjenja e dashurisë dhe e respektit për njerëzit. Kështu mbetsh përherë miku im! Të përqafoj!

- I dashur Shefit! Ka nisur kjo fushata për cilësinë e naftës dhe një ndjenjë idiote, më shtyu të pyesja dy miq të mitë: Viktor Nushin dhe Kastriot Bejtajn, për ty. Më thanë “Të ishin të gjitha si Kastrati!”. M’u ngroh zemra dhe u ndjeva krenar që të kam mik! Urime!

- I dashur Elidon Rugia! Puna më çoi në Vaun e Dejës, te Mark Babani! Një Zot e di sa më lumturoi me kulturen e tij dhe sidomos me respektin për kolegët, Albanin e sidomos ty. “Ruaju nga ai që të lavdëron para syve”, thonë, por ti ishe nja 200 km larg. Ama, pranë, shumë pranë respektit tonë. Të uroj si gjithnjë mirësi dhe suksese, miku im, Elidon.

- Më bëhet qejfi që në krye të KASh-së, u zgjodh një profesionist si Agim Rrapaj. Kush e njeh bujqësinë, e di rëndësinë e KASh-së. Urime, Agim përçmohem vetem per ty. Po vetem per ty jam gati te roberohem nga shtriganet te mallkohem pse ti e di qe une vetem para teje nenshtrohem. Vetem para teje ballin e vendos ne toke pse me te tjeret jam shkemb shume i forte qe nuk nenshtrohem lehte ne kete bote. Une dhe ti, ti madhor, superior, absolut, une i vogel, i ngrate, per tenden meshire, por dhe suksese në sfidat jo të vogla të 2015-s, për bujqësinë!

- E dashur Ola! Pavarësisht se është Nisida dobësia ime, kjo tashmë dihet, aspak nuk do të thotë se nuk të respektoj ty, motren e Aldo Brukës, mikut tim të vogël. Të uroj fort për emisionin “Njerëz në fokus”, që tregon potencialin tënd. Puthi fort fëmijët! Urime!

- Këto gocat e “Intervistës” ndofta e mbajnë mend se 28 shkurti është datëlindja e vajzës sime, Sarës. Të uroj fort, bija e babit, tashmë me 20 vjet mbi supe dhe studente e Juridikut. Mbeç përherë njeri i thjeshtë!

- Para pak ditësh, kishte ditëlindjen vajza e mikut tim të shtrenjtë, “Fisnikut-bio”, siç i them zotit Hajredin Fratari. Të uroj fort, gjithë të mirat, ty, Lediana dhe u ngjafsh prindërve për nga zemra. Edhe 100 të tjera!

- Në fund, ëmbëlsira: Në fakt, është një ndjenjë malli për një nga njerëzit më fisnike që njoh dhe që quhet Tom Doshi. Shumica e njohin nga parlamenti. Unë, kam patur rastin ta njoh nga afër, në Shkodër dhe Tiranë. Mund të them vetëm kaq: Lum ai që e ka mik! Të përqafoj fort, i dashur Tomë!

- Po ku je, o Stefan Vuçani? Kam vënë re se kur më mungojnë (në telefon të paktën) njerëz si ti, ndihem keq. Gjithsesi, të uroj fort, lumturi, në familjen tënde! Urime!

Një përshëndetje të veçantë kam për stafin e kompanisë së udhetimeve Ruci Tours, që janë një staf i mrekullueshëm dhe që unë i kam për zemër. Janë me të vërtetë një staf i përkryer dhe me vlera. Ju uroj punë të mbarë dhe gjithashtu, udhëtime të mbara e rrugëtime të këndshme. Jam e lumtur që jam pasagjere e juaja dhe ndjehem vertet e lumtur që udhëtoj me ju.

Dora Vl.

Nga

krenar qe jam robi yt besnik, me besnikeri qe me vlon ne gjak qe nuk e tradhtoj sa te jem i gjalle, që e kam te fshehur ne shpirt, ne pasurine me te madhe qe une di... Të dua! Oh, sa shume te dua! Sa nuk ka shkronja ate më e pershkru. Duamë edhe ti mua! Te pergjerohem per kete, edhe nese nuk jam i denje, te lutem... falmë dhe dije se une te dua!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.