Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Gjatë një procesi gjyqësor, i pandehuri ngrihet dhe bërtet:

- Drejtësi, kërkoj drejtë-

si!

- Qetësi, - i kthehet gjykatësi. - Mos harroni që këtu jemi në gjykatë!

Një zonjë, e shoqëruar nga vajza e saj e vogël, hipin në taksi. Ndërsa ecin, vajza shikon rrugës vërdallë gra të veshura shumë seksi dhe e pyet të ëmën se kush janë ato. Gruaja i thotë se ato po presin burrat e tyre që të dalin nga puna. Taksisti, ndërhyn, duke qeshur nën buzë:

- Po thuajini të vërtetën vajzës, moj zonjë... Thuajini se ato janë prostituta që po përpiqen të tërheqin ndonjë klient...

Gruaja acarohet, por nuk flet, derisa dëgjon përsëri vajzën, duke pyetur:

- O ma, a kanë fëmijë këto gratë?

- Posi jo? – i përgjigjet gruaja. – Po të mos kishin fëmijë ato, kush do t’i lindte taksistët?

Tre turistë në Nju Jork, arrijnë në hotel natën vonë dhe duan të ngjiten në dhomën e tyre në katin 45, por recepsionisti u thotë se, fatkeqësisht, do t’u duhet të ngjiten më këmbë sepse ashensori është prishur. Turistët, në fillim stepen, por pastaj e marrin me sportivitet, lënë palltot te recepsioni, meqë janë të rënda dhe, për ta bërë më të lehtë ngjitjen, vendosin që në 15 katet e para të tregojë Sokoli një histori për të qeshur, në 15 katet e dyta, Markoja dhe i treti, Xhemi. Kur arrijnë në katin 31, Markoja i thontë Xhemit: “Hajde, jepi, na trego një histori, se është radha jote...”. Atëhere, ky i fundit, me një pamje të rëndë, i thotë: “Po, po, ama do të jetë një histori shumë e trishtuar... Kam harruar çelësat në xhepin e palltos...”.

Ngaqë dyshonte se mos i shoqi e tradhtonte, gruaja vendos ta provokojë me një pyetje, duke e bërë xheloz...

- I dashur, si do të reagoje ti, po të të thosha se unë jam e lidhur me shokun tënd të ngushtë?

Burri: - E ç’të thoja? Do mbetesha pa fjalë... S’ma priste mendja se je lesbike!

Pas shumë tentativash për të lënë një takim me Benin, Gimi vendos t’i shkojë vetë në shtëpi. Derën ia hap Beni që, sa e sheh, nis të justifikohet:

- Oh, sa mirë bëre që erdhe! Nuk kam mundur dot të të takoj se kam qenë në krevat, me temperaturë. Tani, sapo zbriti...

- E di, e di, - i përgjigjet shoku, - u takuam në shkallë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.