Dardani dhe aparati fotografik

Intervista - - MODE -

- Cilin personazh shqiptar do të doje të fotgrafoje?

- Adelina Ismajlin, pasi në të shoh femrën e fortë shqiptare.

- Cila mendon se nuk do t’i shkonte aparatit tënd?

- Ka edhe të tilla dhe një ndër to është Gjyste Vulaj. (Qesh)

- Do të doje ta fotografoje Edi Ramën nudo, bardhë e zi?

- Sigurisht, do të ishte e mahnitshme. Do ishte bashkëpunimi më i mirë mes artistësh.

- Të pëlqen të të bëjnë dhe ty ato foto të çuditshme që ti ua bën të tjerëve?

- Të tilla foto më kanë bërë mua më parë, pastaj fillova t’ua bëj unë.

- Je ti më shumë i çmendur pas aparatit, apo ai pas teje?

- Në fakt, është dashuri nga të dyja palët. (Buzëqesh)

- Dardan, deri ku do të shkojnë përpjekjet e tua për të fotografuar princeshën e Suedisë? - Nuk do të dorëzohem kurrë… - Veç kësaj, cilat janë planet për të ardhmen?

- Kam një plan që shpresoj ta konkretizoj së shpejti: Të hap një agjenci modelesh, me një mikeshën time, Fanny Månsson dhe bashkë të bëjmë revolucion fotografik; t’i edukojmë sytë e artistëve me art dhe jo me komercialitet.

- Kur bën një foto, çfarë shprehjeje të frymëzon?

- Jep shumë nga vetja se, si ti ka plot!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.