Anxhela Peristeri: Shumë vajza do të donin të ishin në vendin tim

Intervista - - MUZIKË -

I kthehet fuqishëm tregut muzikor me një hit të ri, “Bye Bye”, në duet me Markus Marçadon, i cili i jep edhe më shumë bukuri këngës në gjuhën spanjolle. Të dy, gjatë klipit, luajnë me njëri-tjetrin mes dashurisë edhe urrejtjes, por në realitet ata janë vetëm miq të mirë. “Bye Bye” është një këngë regaton, stil që Anxhela e ka shumë për zemër. E kemi pyetur Anxhelën për shumë gjëra, përfshirë edhe jetën private dhe ajo nuk ka hezituar të përgjigjet, në këtë bashkëbisedim për gazetën “Intervista”...

Rita Rrjolli: - Anxhela, këtë herë, vjen me një bashkëpunim… Pse zgjodhe pikërisht Markusin?

Anxhela Peristeri: - Markusi ishte një rastësi e vërtetë. Nuk njiheshim më parë, por ideja qe e orkestruesit të këngës sime, De Vox. Të dyja palët ramë dakord dhe kështu lindi ky bashkëpunim, për mua, i suksesshëm.

- Si është të kesh pranë një mashkull kaq të pashëm?

- Është një kënaqësi e vërtetë, mbi të gjitha sepse bukuria e Markusit qëndron edhe brenda tij. Është një njeri shumë i bukur në përgjithësi dhe bashkëpunimi me të ishte gjithashtu një kënaqësi.

- Klipi, mes puthjesh e përqafimesh… Gjithmonë kaq sensuale je?

- Ishte thjesht skenari i videoklipit! Nuk e di nëse jam gjithmonë, por kur bëhet fjala për skenare klipi, jam. (Qesh)

- Pati ndonjë shkëndijë mes jush?

- Jo, nuk pati shkëndijë, pasi me Markusin u bëmë miq shumë të mirë dhe e pres prapë ne Tiranë në datën 13 Mars, për promovimin e klipit tonë te Fari Music Live, qendra ku unë këndoj çdo të premte e të shtunë.

- Nëse do të kishte, do të na e tregoje?

E pse të mos e tregoja nëse do të kishte?! Mendoj se shumë vajza do të donin të ishin në vendin tim.

- Në ç’stil mund të përkufizohet kënga?

-

- Kënga është regaton, një stil që e kam kënduar dhe më parë. Më pëlqen ky lloj ritmi dhe këngët latine, po ashtu, më pëlqejnë shumë. - Çfarë të ka shijuar më shumë gjatë klipit?

- Veshjet e mrekullueshme të Joni Peçit! Mezi prisja të vishja tjetrën.

- A e pati klipi suksesin e dëshiru-

ar?

-

Klipi u prit jashtëzakonisht shumë mirë, edhe pse lançimin zyrtar nuk e kam bërë akoma.

- Po përgatitja, sa kohë të mori?

Xhirimet bashkë me regjistrimin e këngës zgjatën rreth një muaj e gjysëm.

- Nga kush i more komplimentet e para? - Sigurisht, nga familja. - Kënga doli ashtu siç e kishe imagjinuar?

- Doli edhe më e bukur dhe për këtë falënderoj nga zemra kompozitorin e këngës Gramoz Kozeli dhe orkestruesin e saj, De Vox. - Kujt i thua “Bye bye”? - Për momentin, vetëm Markusit po i them… (Qesh)

- Në jetë e kë thënë shpesh, apo më shumë ke dëgjuar të ta thonë?

- Edhe kam thënë, edhe ma kanë thënë, por mendoj se unë kam thënë më shpesh. (Qesh)

- Si reagon nëse ta thotë dikush?

- Nëse dikush më thotë “bye- bye” ( mirupafshim), unë i them “adio” ( lamtumirë).

- Pasi je zënë me dikë, zgjedh të dëfrehesh në diskoteka apo mbyllesh në

-

shtëpi?

- Nuk jam tipi që rri dhe vuaj brenda ka të r mureve. Sigurisht që do të dilja me shoqërinë për t’u dëfryer.

- Një natë melankolike për ty shoqërohet me verë dhe vetmi, apo me verë dhe shoqëri?

Me verë dhe shoqëri, sepse nuk më pëlqen vetmia.

- Anxhela, si do ta kalosh ditën sot?

- Sot është një ditë relaksi për mua. Do të mundohem të çlodhem e të lexoj ndonjë libër, sepse nesër jam në koncert dhe në vazhdim, gjithë java do të jetë e ngarkuar.

- Ku ndryshon për ty dita nga nata?

- Dita dhe nata për mua, përgjithësisht, janë njësoj, duke përjashtuar që dita ka diell. “Punë-punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë”, siç thoshte edhe Naim Frashëri. (Buzëqesh)

- Sa e lodhshme është të këndosh live çdo fundjavë?

Të gjitha punët janë të lodhshme, por mendoj se kur e dashuron punën që bën, si në rastin tim, është më pak e lodhshme.

- Si kujdesesh për zërin tënd?

- Vetëm me gjumë mund të kurohet zëri, por duke qenë se kohët e fundit gjumi më ka munguar disi, jam munduar me mjaltë dhe vaj ulliri, recetë kjo që ma ka mësuar kolegu dhe miku im Aurel Thellimi.

- Çfarë konsideron gjënë më të rëndësishme në jetë? - Familjen. - Vendimi më i vështirë që ke marrë deri tani...

- Kur vendosa të largohesha në Greqi.

- Je impulsive, apo i mendon gjërat 100 herë?

- Jam shumë impulsive. Këtë po e quaj disi difekt te vetja.

- Si i ke marrëdhëniet

-

-

me fansat, krijon shoqëri me ta?

Kam marrëdhënie shumë të mira dhe ka pasur raste që kam krijuar shoqëri me ta.

- A i ke vënë vetës një qëllim për vitin 2015?

- Qëllimi që i vë vetes çdo vit është të kem afër njerëzit e dashur, të kem shëndet dhe sigurisht, të mund t’u ofroj fansave të mi sa më shumë surpriza të bukura.

- Vazhdon të singëll?

Vazhdoj të jem singëll. - Si e personifikon djalin ideal?

Djali ideal për mua duhet të jetë i qeshur, i sinqertë

-

-

-

jesh dhe të më dojë sa e dua unë. Kaq më mjafton. - Ti, a je femra ideale?

Idealja për çdo njeri është e ndryshme. Ndoshta edhe unë jam ideale për dikë.

- Difekti që i njeh vetes...

-

- Difekti im më i madh është që u besoj shpejt të gjithë njerëzve.

- Mesazhi për të gjithë fansët që të ndjekin...

Të jetojnë momentin dhe të kenë gjithmonë energji pozitive!

-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.