Kërcënohet Rona Nishliu. Rona kritikon mediat

Intervista - - JAVA VIP -

Këngëtarja Rona Nishliu ka marrë një kërcënim privat nga nëna e vajzës që imitoi Kallashin, video e postuar ditë më parë në media, të cilën këngëtarja në fjalë e kritikoi ashpër. Në këtë video shikohet një vajzë e vogël teksa imitonte Kallashin, video kjo e cila u kritikua shumë edhe nëpër rrjete të ndryshme sociale. Por menjëherë pas këtij kërcënimi, nëna e vajzës ka kërcënuar Ronën, kërcënim që e ka konfirmuar edhe vetë Rona, duke thënë: “Nëna e vajzës së vogël që vallëzon në mënyrë provokative, më paska dërguar një letër si kritikë për shpërndarjen e videos së fëmijës së saj. Meqë letrën e ka dërguar në inbox, unë po e respektoj privatësinë e saj dhe nuk po e publikoj. Ajo kërcënon se do të më ndëshkojë mua dhe gjithë komentuesit, e po ashtu edhe portalet të cilat kanë mundësuar qarkullimin e kësaj videoje. Unë i them kësaj TURP për shfrytëzimin e fëmijës dhe ekspozimin e saj ndaj poshtërsive të tilla. Turp që i infektoni me gjëra të cilat nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre. Turp medias që transmeton gjithçka në çdo orë, pa kontroll dhe censurë”, ka përfunduar Rona e cila në këtë rast ka kritikuar mjaft ashpër edhe median. Por, cili do të jetë në vazhdim reagimi i mamasë së vajzës? Mbetet për t’u parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.