Leonora Jakupi, ditëlindje në Paris

Intervista - - JAVA VIP -

Këngëtarja bionde bukuroshe Leonora Jakupi, vetëm para pak ditësh ka patur ditëlindjen. Ajo ka zgjedhur që të festojë një ditëlindje romantike, me një udhëtim romantik në qytetin e dashurisë, Paris, një darkë intime në dritën e qirinjve, me trëndafila të kuq në formë zemre dhe një mbrëmje në teatrin e famshëm Moulin Rouge. Të gjitha këto që përmendëm kanë qenë disa nga dhuratat e shumta që Leonora ka marrë për ditëlindjen e saj të 36-të. Por cili ka qenë personi që e ka shoqëruar? Për këtë këngëtarja nuk jep detaje, madje ka preferuar të shfaqet e vetme edhe nëpër fotot që ka publikuar, por nuk e ka fshehur aspak se pjesa më e bukur e mbrëmjes ka qenë një koncert në Moulin Rouge, të cilin e ka shijuar nga platea VIP. E, më pas, si për të mbyllur festën, ka shijuar edhe një darkë në po të njëjtin vend...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.