Morena Taraku i bashkohet Threedots

Intervista - - JAVA VIP -

Threedots është një ndër labelët muzikorë me të cilin bashkëpunojnë shumë këngëtarë të njohur. Nga studioja e themeluar nga Flori, dalin shumë hite muzikore që mbajnë firmën e tij dhe të kolegëve me të cilët bashkëpunon. Këngëtarja më e fundit që i është bashkuar kësaj studioje muzikore është edhe Morena Taraku, e cila ka trokitur në dyert e studios Threedots së cilës i ka besuar këngën e saj të radhës, por jo vetëm. Duket se bashkëpunimi i Morenës me këtë label do të vazhdojë gjatë, ndërkohë që këngën, e cila pritet të dalë shumë shpejt, po e përgatit me Ervin Gonxhin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.