Era Istrefi heq dorë nga roza

Intervista - - JAVA VIP -

Ndryshimi i fundit në pamje i këngëtares Era Istrefi, është cilësuar si kthim në normalitet! Ishim mësuar ta shihnim me flokë ngjyrë rozë, ngjyrë kjo të cilën e mbajti për një kohë mjaft të gjatë dhe në një stil krejt të veçantë, të quajtur deadlocks. Era, që në fillimet e saj i kishte vënë synim vetes që të vinte shumë ndryshe nga këngëtaret e tjera dhe e tillë vazhdoi të ishte deri në momentin që vendosi të ndryshojë ngjyrën e flokëve. Ndoshta do t’ju duket e çuditshme, por Era para pak ditësh është bërë brune, duke iu rikthyer ngjyrës së saj natyrale të flokëve. Pas publikimit të fotos, fansat janë çuditur nga ky ndryshim drastik, duke e komentuar pozitivisht atë. Por, Era njihet si një ndër këngëtaret që eksperimenton më së shumti me flokët, ndaj mos u çudisni sikur ajo t’i ndryshojë sërish ato.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.