Alehandro takohet me të ëmën

Intervista - - TELENOVELA -

Alehandro i shkruan një letër Monserratit, ku i thotë se do të respektojë dëshirën e saj nëse është vërtet e lumtur me Hoze Luisin, por ka shumë gjëra për t’i thënë asaj në lidhje me ato vite që kanë qenë larg njëri- tjetrit. Viktori ia jep letrën Jozefinës që t’ia japë Monserratit në ditën e dasmës së saj. Fshehurazi, një kamerier e tërheq Monserratin mënjanë dhe i jep asaj një letër...

Alehandro pret Monserratin në plazh, kur në vend të saj vjen Jozefina dhe i thotë se nuk ka ndërmend t’ia japë Monesarratit letrën tani që ajo po jeton jetën e saj. Alehandro zemërohet dhe thotë se do të shkojë ta takojë vetë Monserratin, por Jozefina përpiqet ta ndalojë.

Në të vërtetë, letra që mori Monserrati vjen nga Fabjola, e cila i kërkon të shkojë në dhomën e Gracielës. Monserrati shkon dhe e gjen veten së bashku me të ëmën nën kërcënimin e armës së Fabjolës, e cila i tregon se shtatë vjet më parë, Graciela dëshmoi në gjyq se Alehandro mund të ketë qenë vrasësi i Beniamin Almontes, prandaj Alehandro u arratis, sepse po e ndiqte policia.

Monserrati e kupton se është faji i Gracielës që ajo e humbi dashurinë e jetës së saj dhe që Laurito humbi babain... Jozefina i premton Alehandros se do ta marrë atë dhe Viktorin në shtëpinë e saj dhe do ta bindë Monserratin të vijë ta takojë. Pedroja përzë Amelian duke i thënë se tani që Nadia u kthye, nuk ka më nevojë për të.

Amelia i tregon Hoze Luisit se Pedroja e përzuri sepse u kthye Nadia dhe Hoze Luisi thotë se e vetmja mënyrë për ta ndaluar Pedron, është ta vrasin atë.

Monserrati i bërtet Gracielës në sytë e Dimitrios dhe Hoze Luisit se ajo ua ka shkatërruar jetën të gjithëve. Pastaj shkon të bëjë gati valixhet për të shkuar në muajin e mjaltit. Hoze Luisi shkon dhe i thotë Gracielës se Monserrati do ta marrë vesh shumë shpejt për Alehandron, ndaj është më mirë t’ia tregojnë. Graciela i thotë se mënyra më e mirë për ta mbajtur Monserratin është ta lërë atë shtatzënë menjëherë.

Refugio dhe Esmeralda përpiqen të rregullojnë mar-

rëdhënien e tyre. Graciela ka frikë të shkojë në shtëpinë e saj, ndaj qëndron në shtëpinë e Monserratit. Bie zilja dhe vjen Alehandro. Graciela i thotë se Monserrati ka shkuar në muajin e mjaltit me burrin e saj! Alehandro i thotë se ajo i kishte thënë që Monserrati kishte vdekur, por Graciela qesh me dhimbjen e tij dhe i thotë se Laurito tani ka një baba të pasur që mund të kujdeset për të dhe se ka qenë ai vetë që e ka shtyrë Monserratin në krahët e Hoze Luisit, me videomesazhin që i çoi. Ajo e kërcënon se do të lajmërojë policinë nëse ai nuk largohet menjëherë nga Aguazul dhe i thotë se Monserrati është shtatzënë me fëmijën e Hoze Luisit.

Hoze Luisi bashkë me Monserratin dhe Lauriton shkojnë në Majami për muajin e mjaltit. Hoze Luisi përpiqet të bëjë dashuri me Monserratin, por ajo i thotë se nuk mundet, se është shumë nervoze, pasi ka shtatë vjet pa bërë dashuri. Hoze Luisi i thotë se e njëjta gjë është edhe për të dhe vazhdon ta joshë, i vendosur për ta lënë shtatzënë sa më shpejt...

Alehandroja i thotë Viktorit se Monserrati është shtatzënë, ndaj e vetmja mënyrë që ka për t’u kthyer me të, është të vrasë Hoze Luisin.

Jozefina shkon në shtëpinë e Monserratit dhe megjithëse Graciela mundohet ta përzërë, ajo është e vendosur të takojë Rozarion. Kur kjo e fundit vjen, Jozefina i thotë se është lidhur me dikë dhe dëshiron t’ia prezantojë ndaj i kërkon asaj të vijë ta takojë në shtëpinë e saj. Rozaria shkon me të dhe i pari që sheh në shtëpnë e Jozefinës është Viktori. Ajo nuk u beson dot syve, kur më pas shikon Alehandron... Që të dy përqafohen të lumtur e të përmalluar...

Nadias i vjen një tufë me lule dhe ajo e kupton se Viktori ka ardhur t’i shpëtojë, gjë që ia konfirmon edhe shërbëtorja.

Alehandro qan ndërsa tregon se si e pa Monserratin duke u martuar me Hoze Luisin dhe i thotë së ëmës se tani që ajo është shtatzënë, është shumë vonë. Rozario i thotë se Monserrati nuk është shtatzënë dhe se shumë shpejt, ajo do të kthehet me të... Alehandro i kërkon që njëherë për njëherë, të mos i tregojë Monserratit se ai është gjallë.

Monika i thotë Dimitrios se ai nuk është i gatshëm të ketë një lidhje afatgjatë dhe ndahet nga ai. Ky i fundit shkon të pijë me Refugion, i cili qesh me fjalët e Monikës dhe i thotë atij se ajo ka shumë të drejtë, Dimitrio duhet të qëndrojë singëll...

Adolfo është shumë i lumtur që motra e tij është kthyer bashkë me vajzën e saj, por Pedro i thotë se duhet të vrasin sa më parë Viktorin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.