10 metoda natyrale kundër dhimbjes së qafës

Intervista - - SHENDET -

Dhimbjet e qafës mund të konsiderohen si simptoma shqetësimesh jo vetëm fizike, por edhe emocionale. Shpesh, ato janë të lidhura me faktorë të ndërthurur me njëri-tjetrin, që i përkasin si sferës psikologjike, ashtu edhe asaj trupore. Nëse vertebrat e qafës përbëjnë për ju një pikënisje të dhimbjeve që shpërndahen në kokë, gjymtyrë, ose shpinë dhe nëse doni të evitoni, apo pakësoni ilaçet kundër dhimbjeve, që shpeshherë kanë efekte dytësore, përpiquni të vini në praktikë këto kura natyrale, pa harruar të këshilloheni me mjekun, në rast dyshimi...

Ka ushtrime joge që janë apostafat për këtë pjesë të trupit, të studiuar për relaksimin e muskujve që ju dhembin dhe për të pasur qëndrimin e duhur. Këto mund të jenë zgjidhja e përshtatshme për ata që vuajnë nga dhimbjet e qafës, shkaktuar nga kontraktimi i muskujve, ose mosqëndrimi i duhur. Është e nevojshme që këto pozicione joge dhe ushtrime të përshtatshme të sugjerohen nga një mësues i aftë, i cili do të marrë për bazë edhe gjendjen shëndetësore të pacientit. Mund të provoni edhe jastëkë që favorizojnë dekontraktimin e tensioneve në qafë dhe shpatulla.

Meditimi mund të jetë një ndihmë me vlerë për ata që vuajnë nga dhimbjet e qafës për shkak të stresit, shkak- tuar nga grumbullimi i problemeve në jetën e përditshme dhe nga pesha e tepruar e përgjegjësive, që ndikon si në mendje, ashtu edhe në gjendjen fizike. Meditimi, mbase i shoqëruar me ushtrimet e jogës që thamë më lart, do t’ju ndihmojë të relaksoni dhe zbrazni mendjen, duke e çliruar nga shqetësimet, me efekte pozitive edhe për trupin, që do të çlirohet nga kontraktimet.

Ndër vajrat esenciale më të përshtatshme për ata që vuajnë nga dhimbja e qafës janë ato të rozmarinës dhe lavandës, bimë me aftësi relaksuese dhe çlodhëse, të njohura që nga antikiteti për efektet e tyre pozitive në organizëm. Mund të provoni t’i lehtësoni dhimbjet e qafës duke bërë dy- tre herë në ditë masazhe në zonat që ju dhembin, duke tretur disa pika nga vajrat në fjalë, në vaj vegjetal. Mund të zgjidhni për këtë, për shembull, vaj orizi apo vaj bajamesh të ëmbla.

Bëhet fjalë për një bimë që quhet kthetra e djallit (Harpagophytum procumbens). Është një nga terapitë me bimë ( fitoterapi) më të zakonshme që përdoret për të lehtësuar dhimbjet e qafës. Falë veprimit të substancave të veta ak- tive, është përdorur prej shekujsh për të lehtësar dhimbjet në zonën e qafës dhe dhimbje të tjera muskujsh. Kjo rrënjë shitet në farmacitë e specializuara dhe mund të përdoret për realizimin e kompresave të dobishme në ndihmë të funksionimit të vertebrave.

Nëse dhimbja në qafë ka ardhur për shkak të ftohjes së muskujve dhe kontraktimit të tyre, mund të përdorni termoterapinë. Dedikojini vetes disa momente relaksi, duke u ulur në një kolltuk dhe aplikoni në qafë jastëkë të mbushur me bërthama qershie, ose kokrra orizi, të ngrohura në furrë, ose mbi kalorifer. Mund t’i blini në internet, ose t’i bëni edhe vetë.

Një masazh, por edhe një automasazh, i realizuar me vajin e arnikës, do t’ju ndih- mojë të zhbllokoni kontraksionet muskulare, falë veprimit antiinflamator të ushtruar nga ekstraktet e kësaj bime. Efekti i masazhit do të jetë edhe më i madh nëse bëhet pasi keni bërë dush dhe e keni ngrohur zonën me ujë të nxehtë.

Kundër dhimbjeve mund të pini çdo ditë çaj me frutat e trëndafilit të egër. Ato qetësojnë dhimbjet muskulare që shkaktojnë dhimbjet e kokës dhe të qafës. Nëse çaji nuk është i mjaftueshëm, mund të pyesni për të përdorur ekstraktin e trëndafilit të egër me pika.

Ekstrakti i boronicave është i njohur jo vetëm për efektet pozitive mbi qarkullimin e gjakut, por edhe për karakteristikat antiinflamatore dhe kundër dhimbjeve, të afta për të lehtësuar ( nganjëherë edhe evituar) dhimbjet e qafës, falë përbërjes me taninë dhe flavonoide.

Kompresat me lule kashte kanë efekt relaksues të muskujve dhe në zonën e qafës, kjo mund t’ju shërbejë për të lehtësuar dhimbjet dhe inflamacionin. Një terapi e tillë, zakonisht, paraprihet nga banjat me avull, të përshtatshme për relaksimin e muskujve në gjithë trupin, duke larguar tensionet.

Nëse dëshironi që problemet e qafës, sidomos në rastin kur stresi është shkaku i tyre kryesor, të mos bëhen kronike, përpiquni të ndryshoni ditë pas dite stilin tuaj të jetës, si për shembull, duke i marrë më qetë problemet e jetës së përditshme, që janë shpesh shkak tensionesh emotive dhe që në trup grumbullohen pikërisht në zonën e qafës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.