Më të pasurit e botës sipas klasifikimit “Forbes”

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Sipas “Forbes”, në botë ka tashmë një numër rekord miliarderësh, 1826, kundrejt 1645 që ishin vitin e kaluar. Ndërmarrjet e teknologjisë së lartë të Silicon Valley janë veçanërisht të përfaqësura mirë në këtë klasifikim. Ky përparim spektakolar vetëm se e thekson më shumë pabarazinë në botë. Talentet e reja të tekonologjisë së lartë bëjnë pjesë gjithnjë e më shumë në të pasurit e planetit tonë. Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zukerberg, 30 vjeç, hyn në grupin e 20 të parëve, në vendin e 16, me 33,4 miliardë $ (kundrejt 28,5 vitin e kaluar). Sipas klasifikimit vjetor të revistës “Forbes”, të publikuar më 2 mars, jo më pak se 23 miliarderë të rinj vijnë nga Kalifornia, pra, nga Silicon Valley. Përveç themeluesve të shoqërisë së shumëpërfolur kohët e fundit, Uber, vlerësimi i së cilës i ka kaluar 40 miliardë dollarët, Trevis Kalanik dhe Garret Kemp, gjejmë edhe Evan Spigel, bashkëthemeluesi i aplikimit të mesazherisë Snapchat. Ai është tashmë miliarderi më i ri në gjithë botën, vetëm 24 vjeç dhe me një kapital prej 19 miliardë dollarësh.

Megjithatë, kreu i klasifikimit nuk ka ndryshuar. Bill Gejts, bashkëthemeluesi i Microsoft, mbetet njeriu më i pasur i botës, me një pasuri që kap tashmë 79.2 miliardë dollarë. Pas tij vijnë meksikani Karlos Slim (77.1 miliardë $) dhe më pas biszensmeni Uorren Bafet, (me 72,7 miliardë $), i cili kohët e fundit ka blerë ndërmarrjen e baterive Duracell dhe në vendin e katërt, spanjolli Amasio Ortega (64.5 miliardë $), themelues i markës së veshjeve Zara.

Në vendin e pestë gjejmë Larri Elison (54,3 miliardë $), themeleues i gjigandit amerikan të programeve profesionale, Oracle, të cilin e ka drejtuar për 37 vjet para se t’ia linte dikujt tjetër dhe të bëhej president i këshillit të administrimit. Më shumë se 700 miliardë dollarë pasuri e grumbulluar 46 ndërmjet miliarderëve më të mëdhenj në botë, janë më pak se 40 vjeç. Ecuria e mirë e sektorit të teknologjisë dhe e shtimit të dollarit në raport me euron, ka forcuar pozicionin e amerikanëve në këtë klasifikim. Në të përfshihen 536 amerikanë, të ndjekur nga kinezët (213), gjermanët (103), indianët (90) dhe rusët (88). Vetëm në Europë janë 482 miliarderë. Pasuria e grumbulluar e këtyre ultra të pasurve kap shifrën 7 050 miliardë dollarë, kundrejt 6400 në vitin e kaluar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.