Peshkohet një peshkaqen parahistorik

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Një peshkaqen-djall i çuditshëm, një specie e rrallë e peshkaqenit parahistorik, i mbiquajtur «jashtëtokësori i thellësirave», është kapur në brigjet e Australisë dhe çuar në një muze që e ka ekspozuar kafshën e çuditshme të martën. Ky peshkaqen-djall që jeton në thellësi të mëdha, ka hundë të shtypur, trup ngjyrë rozë e të butë dhe dhëmbë në formë gozhdash. Ai ka një gjatësi ndërmjet 3- 4 metrave në moshë të rritur. «Ai është shumë mbresëlënës, nuk është i tmerrshëm, por i bukur», shprehet për të përgjegjësi i koleksioneve të peshqve të Muzeut Australian, Mark Mek- Grouther. «Nuk është gjë e zakontë të kapësh një peshkaqen të tillë. Në fakt, shumë rrallë mund të ndeshesh me të», ka shtuar ai duke saktësuar që bëhej fjalë vetëm për peshkaqenin e katërt të këtij lloji në muze. Ai është kapur në janar nga një peshkatar pranë Edenit, në brigjet juglindore të Australisë, në afro 200 metra thellësi. Trupi i kafshës, në formë të shkëlqyer, i është dorëzuar Muzeut të Sidneit pas një kalimi në akuarium. Peshkaqeni- djall është i pranishëm në Oqeanin Paqësor, Atlantik dhe Indian. Megjithëse dihet pak për këtë kafshë, emri shkencor i të cilit është Mitsukurina ovvstoni, ai konsiderohet si një fosile e gjallë, që ekziston në tokë që prej 125 milionë vjetësh. Ky peshkaqen-djall është i pajisur me një nofull të çuditshme që ai e hap sapo vë re një pre e pastaj e fut nën hundën e tij mishtore në formë lopate. «Ai noton afër fundit të detit pastaj, kur vë re një peshk të vogël, një kallamar, apo një gaforre, nxjerr përpara nofullën e tij dhe kap gjithçka që kalon afër», ka shpjeguar Mark MekGrouther. Fisha e këtij peshkaqeni ndodhet në listën e kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për ruajtjen e natyrës dhe atij të Inventarit Kombëtar të Pasurisë Natyrore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.