Çfarë dokumentesh duhen për vizë turistike në SHBA?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Çfarë dokumentesh për duhen për vizë turistike në SHBA? Dua të aplikoj, por nuk i di fare procedurat, plus që kam jetuar disa kohë në Greqi. Faleminderit.

- Së pari, duhet të caktoni takim te konsullata e Ambasadës Amerikane këtu në Tiranë dhe për këtë duhet të klikoni në këtë link në internet: http://albania.usvisa-info.com. Ju duhet të bëni kërkesën për Vizë JoEmigrimi. Më pas, duhet të përgatisni gjithë dokumentacionin e duhur duke plotësuar formularët që do t’i keni të shpjeguara në linkun që ju dhamë më sipër. Ju duhet të paraqisni këta formularë për aplikim:

- DS-160 - të plotësuar elektronikisht (Për të gjithë aplikantët, pavarësisht nga mosha); Një pasaportë, e vlefshme të paktën 6 muaj mbas hyrjes së planifikuar në Shtetet e Bashkuara; Një fotografi të kohëve të fundit (jo më shumë se 6 muaj të vjetër). Ju lutemi, lexoni kërkesat e fotografisë në faqen tonë të internetit “Kërkesat e Fotografisë”. Fotografitë që nuk përmbushin këto specifikime, do të refuzohen dhe aplikantit do t’i kërkohet të sjellë një fotografi të re.

- Pagesa aktuale:

Për shumë kategori vizash, duke përfshirë: Vizitorë për biznes ose turizëm, studentë, vizitorë shkëmbimi, media, dhe programet e punës së verës pagesa është ose e barazvlefshme në lek sipas kursit të shkëmbimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Për shumicën e vizave të bazuara në peticion pagesa është 190 bollarë ose ekuivalenti në lek. Tarifa e aplikimit nuk është e kthyeshme. Tarifat tani do të paguhen në paradhënie, pa ndonjë pagesë shtesë, me para në dorë, në çdo degë të Bankës Kombëtare Tregtare, me kartë krediti online ose duke telefonuar qendrën e telefonatave. Çdo aplikant duhet të paguajë tarifën individuale përpara se të paraqitet për intervistë. Nëse viza ju lëshohet, do të ketë një pagesë shtesë në bazë reciprociteti. Konsultoni Tabelat Reciproke të Vizave për të zbuluar nëse ju duhet të paguani pagesën shtesë në bazë reciprociteti. Nëse ka pagesë për lëshimin e vizës, ajo është a barabartë afërsisht me pagesën që u ngarkohet qytetarëve amerikanë kur ata udhëtojnë në shtete të tjera. Aplikantët për viza vizitori duhet të tregojnë që ata kualifikohen sipas parashikimeve ligjore të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë. Apli-

160 dollarë

kantët duhet të demonstrojnë që ata janë të klasifikuar si vizitorë sipas ligjit amerikan. Ligji amerikan i emigracionit parashikon që çdo aplikant ka për qëllim të emigrojë në SHBA. Prandaj, aplikantët duhet ta tejkalojnë këtë parashikim dhe të demonstrojnë që janë të klasifikuar si vizitorë sipas parashikimeve të ligjit amerikan, duke treguar se:

1. Qëllimi i udhëtimit është për të hyrë në Shtetet e Bashkuara për biznes ose kënaqësi. 2. Ata që planifikojnë të qëndrojnë për një periudhë specifike të limituar. 3. Duhet të keni dëshmi fondesh për të mbuluar shpenzimet në Shtetet e Bashkuara. 4. Nëse shkoni për biznes, duhet të keni dëshmi detyruese lidhjesh ekonomike dhe sociale jashtë SHBA, si dhe të dëshmoni që keni një rezidencë jashtë Shteteve të Bashkuara, si dhe lidhje detyruese që do të sigurojë kthimin në vendin e tyre në fund të vizitës. Për më shumë informacion, mund të vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore http://albanian.tirana.use mbassy.gov/ ne sektorin “Viza për Vizitorët.”

Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.