Ç’kuptimkaëndrraime?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Më dërgoi mesazh

të ndaheshim - Kam parë në ëndërr sikur i dashuri im më dërgoi sms ku shkruhej: “Do të ndahemi, nuk mundem më”. Unë u përpoqa t’i telefonoja, por më pengonin disa njerëz. Theksoj se pas sms- së, vetëm qaja. Ju lutem, më ktheni përgjigje, se jam në merak.

- Një ëndërr e tillë tregon se do të bëni një debat me të dashurin, gjë që do t’ju lëndojë paksa. Do të ndiheni si e braktisur, por në fakt, pas kësaj do të lidheni akoma më shumë me njëri-tjetrin. Do të jetë ai që do t’ju ngushëllojë e do t’ju qëndrojë pranë.

Mbyta një mace të zezë - Përshëndetje! Kam parë në ëndërr një mace të zezë, duke e mbytur pa asnjë arsye. Mund të më tregoni ju lutem, çfarë kuptimi ka kjo? Faleminderit.

- Ju e keni gënjyer veten në disa pikëpamje dhe mendime, por më pas e keni kuptuar se keni gabuar. Macja e zezë, përveçse përfaqëson disa instikte që mund t’i ketë çdonjëri prej nesh, tregon edhe për atë që ju thashë më sipër, por ju do ta kuptoni këtë gjë në kohë dhe nuk do t’i besoni asgjëje për të cilën ju dyshoni qoftë edhe vetëm pak. Dhe në fakt, bëni mirë.

U martova - Para disa muajsh kam

parë një ëndërr që më ka mërzitur shumë. Jam e martuar, por pashë në ëndërr sikur do martohesha (isha e vetëdijshme që isha martuar më parë) dhe vëllai do shkonte të merrte vellon. Isha shumë e stresuar sepse po vonohej, nuk kishte makinë etj. Më në fund, ma solli vellon, por ajo nuk më pëlqeu sepse ishte e ndryshkur ( kishte me ndryshk një pjesë të telave që vendoset rreth kokës). U mërzita shumë dhe i bërtisja vëllait: “Pse nuk e pe që kjo ishte e prishur? Kjo nuk bën!”. Faleminderit. - Duke qenë se e keni parë para disa muajsh, atëhere le të mendojmë se është një siklet që e keni kaluar në atë periudhë që edhe keni parë një ëndërr të tillë. Martesa në ëndërr, ndërkohë që jeni e martuar në realitet, tregon siklet në marrëdhënien tuaj personale, në familje, si edhe në shëndet. Dhe ndryshku që keni parë, telat, sikleti, janë gjitha ato gjëra që i keni përjetuar në realitet dhe ju janë shfaqur në këtë mënyrë në ëndërr. Uroj ta keni kaluar çdo gjë dhe tashmë, të jeni e qetë sepse bëhet fjalë për disa muaj më parë, nuk është një ëndërr e freskët. Ju uroj shëndet!

Më kafshoi qeni i zi - Mbrëmë pashë në ëndërr sikur isha në kërkim të qenit, bashkë me mamin dhe kur e gjetëm, ishte shumë i ngazëllyer e dëshironte të më puthte, mirëpo qeni nuk di të puthë dhe më nguli 2 dhëmbë në këmbë. Gjak nuk më doli, ama ndjeja dhimbje. Pastaj, qeni sikur na ndoqi në derën e shtëpisë tonë dhe u fut te shtëpia e tij e vjetër, kurse gjyshja ime filloi ta ushqente me mbeturina. Cili është shpjegimi i kësaj ëndrre, ju lutem? Theksoj që qeni ishte i zi...

- Qeni përfaqëson besnikërinë dhe instiktet e fshehura në karakterin e personit që e shikon këtë ëndërr; ai përfaqëson sigurinë, por edhe rrezikun ndonjëherë. Në rastin tuaj, duhet të keni kujdes nga ndonjë person që mund të tregohet shumë i dashur me ju, por që qëllimin në vetvete e ka jo të mirë ndaj jush. Ju ka kafshuar dhe keni ndjerë dhimbje; ky është qëllimi i këtij personi, të ndjeni dhimbje, prandaj këtë periudhë mos u besoni shumë lajkave apo fjalëve të bukura. Mbani distancë dhe mos jini shumë i hapur me të tjerët.

Shoh të panjohur - Jam shtatzënë dhe çdo natë shoh në ëndërr burra të njohur e të

panjohur. Shoh edhe vëllain tim ndonjëherë. Çfarë do të thotë? - Ëndrrat në shtatzani nuk kanë ndonjë kuptim të veçantë dhe në përgjithësi, nuk bëjnë parashikime. Mos u shqetësoni sepse ëndrra juaj nuk tregon asgjë. Ju uroj shtatzani të mbarë.

Kisha vdekur - Në ëndërr kam parë veten time të vdekur, qaja shumë në ëndërr, endesha nëpër rrugë dhe vetëm qaja. Doja të flisja, por asnjë nuk më kuptonte dhe dëgjonte.

- Jo gjithmonë vdekja përfaqëson të keqen në ëndërr. Në shumicën e rasteve, ajo përfaqëson rilindjen shpirtërore e psikologjike të personit që e shikon. Edhe ëndrra juaj këtë gjë tregon, duke qenë se e keni parë veten duke qarë. E qara në ëndërr tregon ngushëllim në jetën e përditshme. Ëndrra është pozitive.

M’u fejua motra - Kam parë në ëndërr motrën, sikur ishte fejuar dhe po prisnim miqtë e rinj. Ata erdhën dhe i sollën motrës një valixhe plot me gjëra. Pasi ata ikën, ne filluam të shikonim rrobat që i kishin sjellë. Unë thashë: “Tani, duhet t’u tregojmë edhe të tjerëve që është fejuar motra”.

Edhe ajo kishte parë në ëndërr sikur një djalë e kishte marrë në telefon dhe i kishte kërkuar të njiheshin. Theksoj që është beqare. - Duket që e keni pikë të dobët motrën tuaj dhe jeni vazhdimisht e shqetësuar për fatin e saj, duke qenë se është akoma beqare. Ama, bëni kujdes, sepse shqetësimi juaj i tepruar mund të jetë një trishtim më shumë për motrën tuaj. Jepini zemër se çdo person e ka fatin e vet dhe ai do të vijë në momentin e duhur. Ëndrra juaj tregon që ajo vërtet do të ketë një kërkesë së shpejti. I uroj fat shumë të mirë.

Valbona VUKULAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.