Më enjten qepallat e më lotojnë sytë

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë Rezarta, më thoni ju lutem, çfarë m’i shkakton dhimbjet e qepallave në mëngjes, kur zgjohem? Përveçse i kam të enjtura, duket sikur janë mbushur me ujë përbrenda e kam aq dhimbje, sa mezi i hap sytë. Kur dal jashtë, qoftë edhe era më e lehtë, më bën që të lotoj. Sytë më lotojnë tmerrësisht shumë. Një tjetër gjë që dua të di, është: A është e vërtetë se konsumimi i shumtë i kripës ndikon në enjtjen e kapakëve të syve? Pres një përgjigje nga ju dhe një informacion të saktë, ju lutem.

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: - I nderuar letërshkrues! Enjtja e kapakëve apo edema palpebrale, siç quhet në politikën okulistike, është një nga simptomat bazë të shumë patologjive okulare. Ajo është pjesë për- bërëse e një pjese të madhe të sëmundjeve të syve, me origjinë inflamatore. Në qoftë se enjtja e kapakut shoqërohet edhe me skuqje të tij, dhimbje dhe temperaturë lokale, atëherë kemi të bëjmë me një proces inflamator që mund të jetë një infeksion akut i kapakut ose një infeksion akut i indit rrethues. Ndërkohë, në qoftë se ënjtja nuk shoqërohet me shenja të tjera inflamacioni, përjashtohet natyra infeksioze e enjtjes dhe mendojmë atëherë që kemi të bëjmë me origjinë dytësore, ndoshta nga patologji të tjera në trup. Pjesë përbërëse e sëmundjeve të veshkave është edhe enjtja e kapakëve, sidomos në mëngjes, por ato nuk kanë dhimbje shoqëruese, thjesht janë të fryra, si të mbushura me ujë e rëndojnë, pa dhimbje tipike.

- Panorama e tyre në mëngjes, në përgjithësi, përkon shumë me sëmundjet e veshkave të tipit të: nefictit, pyelonefridit, insuficiencë renale etj. këto raste, një konsultë me nefrologun është shumë e nevojshme dhe ndihmon shumë në zgjidhjen e problemit.

- Përsa i përket konsumimit të tepërt të kripës për të cilën ju më shkruani në letrën tuaj, shpjegimi i saj shkencor lidhet me faktin që kripa NaCl merr me vete ujin H2O, kudo që është, kështu që rrit nivelin e edermës. Unë mendoj se konsumimi i kripës rekomandohet në këto raste në sasinë sa më të vogël të lejuar dhe të pëlqyeshme n ë ushqim. Përsa i përket lotimit t ë shumtë që ju keni, ky mund t ë qetësohet përmes përdorimit të pikave (collyreve) me efekt antiinflamator, por gjithashtu, duhet të verifikohet edhe kalueshmëria e kanalit të lotit, i cili te personat me enjtje të kapakëve, në përgjithësi, është e kufizuar. Shpresoj t’ju kemi dhënë informacionin e duhur. Faleminderit për letrën tuaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.