Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

- O Zot, ç’uri që kam! Po ndjek dy dieta... - Dy? Po pse kështu? - Sepse vetëm me njërën, nuk haja mjaftueshëm...

- I dashur, shiko sa e bukur është Afërdita…

- Nuk është Afërdita, shpirt… është Jupiteri!

- O Zot, sa i zgjuar je! Arrin të dallosh edhe seksin e yjeve…

Një grup miqsh janë ulur në bar dhe njëri prej tyre u thotë se ka rënë kokë e këmbë në dashuri me Karlën. Pas disa ditësh ajo ka ditëlidnjen dhe ai nuk di çfarë dhurate t’i bëjë, ndaj kërkon një këshillë. Thotë i pari:

- Unë them se, nëse lidhja është serioze, nuk duhet të bësh dhuratë të shtrenjtë, se do të dukesh dorësh- puar...

I dashuruari: - Në fakt... unë po mendoja t’i blija një komplet të brendshmesh prej mëndafshi, si thoni?

- Jooooo... Të gjithë e dimë se Karla nuk vesh të brendshme!

- Nga njihen dy policë në një dyqan këpucësh?

- Ata janë të vetmit që provojnë a u bëjnë kutitë...

- E di… Kam tridhjetë vjet që jam martuar dhe vazhdoj të jem i dashuruar pas së njëjtës grua…

- Uau! Po kjo qenka fantastike!

- Po, po… ama po ta marri vesh gruaja ime, më vret!

- Pse burrat e kaq gjithmonë ndërgjegjen të pastër?

- Sepse nuk e kanë përdorur kurrë…

Dy gra, shkojnë te mbreti Solomon, duke tërhequr zvarrë një djalosh. Që të dyja, si Miriami, si Avigali, pretendojnë se djaloshi do të martohej me vajzën e saj. Solomoni, u thotë se do t’ua zgjidhë ai problemin. Ai merr shpatën dhe thotë:

- Do ta ndaj djalin përgjysëm dhe secila do të marrë njërën nga gjysmat për vajzën e vet.

- Dakord! - thotë Miriami.

- Oh, jo! Mos derdhni më kot gjak të pafajshmi... le të martohet vazja e Miramit me të! - thotë Avigali.

- Djali të martohet me vajzën e Miriamit! - thotë mbreti, pa u menduar gjatë.

- Po ajo donte ta ndante më dysh! - habiten këshilltarët me vendimin e mbretit.

- Pikërisht... - thotë ai, i qetë. - Kjo do të thotë se Miriami është vjehrra e tij e vërtetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.