Festë surprizë për Arbanën nga miqtë e saj!

Intervista - - JAVA VIP -

Moderatorja e njohur e Top Channel Arbana Osmani ishte shkëputur nga televizioni për shkak të shtatzanisë. Dhe ja... vetëm dy ditë pas startimit të edicionit të ri të Big Brother, Arbana dhe partneri i saj Arditi, janë bërë prindër të një djali të cilin e kanë quajtur Jon. Ledion Liço dhe Xhemi Shehu, të cilët janë miqtë e ngushtë të Arbana Osmanit, kanë organizuar një festë surprizë për ardhjen në jetë të djalit të saj. Pas lindjes natyrale në maternitetin “Kiço Gliozheni”, Arbana është kthyer në shtëpi dhe aty e ka pritur një festë e vogël plot dashuri nga miqtë e saj të afërt, me një tortë ku shkruhet “Mirëseerdhe Jon” dhe me kekë të dekoruar me biberon. Ne i urojmë Jonit shëndet dhe jetë të gjatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.