“Të ka lali shpirt” mbërrin deri në Arabinë Saudite

Intervista - - JAVA VIP -

Kënga shqiptare “Të ka lali shpirt”, jo vetëm që u kthye në hit këtu, por edhe pse ka kaluar goxha kohë, vazhdon të mbetet kënga që “ta ndez gjakun” sapo e dëgjon dhe vazhdon t’i mbushë klubet plot e përplot me një super atmosferë. Edhe pse kanë kaluar dy vjet nga publikimi i saj, kënga e vazhdon suksesin duke mbërritur deri në Arabinë Saudite dhe, pas Bullgarisë dhe Greqisë, për t’u real- izuar edhe në versionin arab. Një prej konkurrentëve të “Arabs Got Talent” ka zgjedhur të prezantohet në natën finale pikërisht me tingujt e kësaj kënge. Bashkëpunimi i dy këngëtarëve rezultoi të ishte shumë i suksesshëm jo vetëm në muzikë, por edhe në jetën e tyre personale, pasi u bë shkak ky bashkëpunim që ata të dy të dashuroheshin, të fejoheshin dhe tani presin edhe femijën e tyre të parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.