Joana, kujt do t’i thuash diçka (dhe çfarë) nëse...

Intervista - - BIG BROTHER -

... sot do të ishte dita e fundit e botës?

- Do t’u thoja prindërve dhe vëllait tim se i dua shumë dhe janë shumë të shtrenjtë për mua.

... dikush do të të propozonte të prezantoje Big Brother?

- Sa është pagesa? ( Qesh)

... do të të kërkonin të ktheheshe në Shqipëri, në këmbim të një pozi- cioni të lakmuar politik?

- Do të kërkoja një takim me kryeministrin, për të verifikuar pozicionin.

... Xhindi i llampës vjen e të thotë: “Vetëm futu edhe një herë në Big Brother dhe do të të jap çfarë të duash”...

- Do t’i bëja xhindit një test alkooli para se të futem në Big Brother, përndryshe, jo! ( Qesh)

... ky xhindi do të vinte pa këtë kushtin e mësipërm...

- Ah, xhind i dashur, më jep një fëmijë të bukur, djalë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.