Mehmeti jep urdhër të vritet Sinani

Intervista - - TELENOVELA -

Mahiri, Ajteni dhe dy burrat që deshën ta rrëmbenin këtë të fundit, dërgohen në rajonin e policisë. Selimi shkon te Nexhdeti dhe i tregon se çfarë ka ndodhur me Ajtenin. Nexhdeti e kupton se në këtë punë ka gisht Sinani dhe shkon menjëherë tek ai. Ajteni tregon në polici se burrat u munduan ta rrëmbenin dhe se Mahiri e ndihmoi. Ajo madje përpiqet të bëjë xheloze Feriden për këtë fakt. Nga ana e saj, Feridja është e shqetësuar sepse e shikon që Ajteni nuk është mirë dhe i thotë se duhet të shkojnë në spital.

Feridja dhe gjithë të tjerët presin që Mahirit t’i marrin deklaratën dhe ai të lirohet, por në fakt, Mehmeti, që e ka mësuar se ai është arrestuar, i ka dhënë urdhër prokurorit Adnan të bëjë të pamundurën që Mahiri atë natë të qëndrojë në qeli, të rrihet dhe dëshminë e tij të mos e marrin policët, por prokurori, me shpresën se kështu, do të mund ta arrestojnë dhe të hapin gjyq për të.

Nexhdeti shkon te Sinani dhe e pyet nëse ishte ai që deshi të rrëmbente Ajtenin. Sinani ia bën të qartë se këto ndodhin kur nuk bën siç i thotë ai, madje edhe e prek Nexhdetin në pikën e tij të dobët, duke i thënë se në fakt, ai nuk arriti ta mbronte gruan e tij, gjë që mund ta bëjë vetëm Mahiri. Sinani e kërcënon Nexhdetin se nëse nuk ia sjell atij ngarkesën me armë, të nësërmen do të përfundojë atë që nuk arriti ta përfundonte atë ditë.

Mehmeti, i qëlluar me thika nga njerëzit e Sinanit, vdes dhe njerëzit mblidhen të trishtuar në funeralin e tij. Banorët e lagjes vendosin të dorëzohen e të shesin dyqanet e tyre, në mënyrë që të mos përfundojnë si ai.

Mehmeti është shumë i kënaqur nga puna që ka bërë Nexhdeti, por ky i fundit i tregon Mehmetit se dikush përpiqej ta bindte që atë ngarkesë ta çonte tek ai. Mehmeti e pyet kush është ky dhe shokohet kur dëgjon emrin e Sinanit. Ai u jep urdhër njerëzve të vet që të kërcënojnë Rizain, njeriun më të afërt me Sinanin dhe t’ia sjellin atij. Rizai i tregon Mehmetit se është e vërtetë që Sinani po përpiqet t’ia punojë pas shpine, për arsye se e di që Mehmeti ka raportuar të atin. Qëkur erdhi në Stamboll Sinani ka ardhur me qëllimin për t’u hakmarrë ndaj Mehmetit.

Feridja e çon Ajtenin në spital, për shkak të hemor- ragjisë. Pas ndërhyrjes së mjekëve, Ajteni e humbet fëmijën. Nexhdeti vjen në rajonin e policisë dhe i thonë se Ajteni është në spital. Ai niset menjëherë për atje. Në spital takon Feriden e cila i tregon se Ajteni tani është mirë, por e ka humbur fëmijën. Nexhdeti shokohet kur mëson se Ajteni ka qenë shtatzënë. Ai shkon në dhomën e saj dhe ajo i kërkon të zhduket prej aty, pasi fëmijën e humbi për shkak të tij. Ajteni i thotë se do të kishte qenë më mirë të martohej me Mahirin dhe që fëmija i saj të kishte qenë i tiji. Nexhdeti zemërohet, shkon në kazino dhe nis të pijë, duke menduar se nëse të gjitha këto nuk do të kishin ndodhur, ai do të mund të bëhej baba.

Erdalit nuk i vjen aspak mirë që Ilknuri po mendon të ribashkohet me Bulentin dhe për këtë, shkon të flasë me Nazifin, duke i treguar atij se si Bulenti e kishte rrahur Ilknurin, kur ata ishin të ndarë.

Feridja shkon të takojë Mahirin dhe i thotë se ai nuk ka për të ndryshuar kurrë dhe se atë premtim ia dha kot, vetëm për t’i bërë qejfin asaj. Mahiri përpiqet ta bëjë të kuptojë se nuk mund ta linte Ajtenin në duart e atyre burrave, por Feridja është shumë e mërzitur me të dhe ikën me të ëmën në shtëpinë e saj.

Sejizi shkon të takojë Orhanin në burg dhe i tregon për takimin me Dajlanin dhe për faktin që Mahiri nuk ka për ta lënë kurrë rehat, nëse Orhani bashkohet me të. Orhani i thotë se ajo nuk është më familja e tij dhe i kërkon Sejizit të vijë ta marrë nga burgu një ditë para lirimit, në mënyrë që kur të vijë familja e tij, të mos e gjejë aty. Kjo do ta ndajë atë përfundimisht prej tyre.

Mahiri mbetet gjithë natën në rajon, pasi prokuori nuk vjen ta marrë dëshminë, ndërsa dy burrat që deshën të rrëmbenin Ajtenin, trajtohen shumë mirë, u merret dëshmia dhe lihen të lirë. Gjatë natës, dy burra të veshur si policë vijnë dhe e rrahin keq Mahirin, sipas porosisë së Mehmetit.

Mehmeti e thërret Sinanin në shtëpinë e tij. Sinani i tregon për të rejat e fundit nga lagjja e Mahirit, për vdekjen e pronarit të dyqanit dhe për rrëmujën që është shkaktuar. Mehmeti bën sikur nuk di asgjë për planet e Sinanit.

Feridja shkon që në mëngjes në rajonin e policisë, ku përballet me Adnanin. Ai i thotë se ka ardhur të marrë dëshminë e një gangsteri dhe habitet kur shikon që Feridja e Mahiri përshëndeten, por sidomos kur Feridja i thotë se Mahiri është i fejuari i saj... Në dëshminë e tij, Mahiri thotë se në lagjen e tij po ndodhin gjëra të çuditshme dhe se ai është i sigurtë se fajin për të gjitha këto e ka Sinan Koca. Prokurori e pyet nëse duhet ta shkruajë këtë akuzë në dëshminë e tij. Mahiri pranon dhe e firmos dëshminë.

Pas kësaj, Adnani i telefonon Mehmetit dhe i tregon për dëshminë e për të gjitha hollësirat e saj. Kur dëgjon që Mahiri ka vënë në dëshminë e tij emrin e Sinanit, Mehmeti i jep urdhër Adnanit ta lirojë Mahirin. Adnani habitet me këtë ndryshim të tijin, megjithatë, bën siç i thotë ai.

Mehmeti shkon te Nexhdeti dhe i thotë se ka një urdhër për të: Të vrasë Sinanin! Nexhdeti pranon me kënaqësi, pasi tashmë kërkon të marrë hakun e Ajtenit.

Mehmeti ia bën të qartë se gjëja më e mirë që do të përfitojnë nga e gjitha kjo, është se përveç Sinanit, do të heqin qafe njeriun që ata të dy e urrejnë më shumë: Mahirin, pasi pas vdekjes së Si- nanit, të gjitha dyshimet do të bien mbi Mahirin, i cili e kishte firmosur tashmë në dëshminë e tij se fajtor për gjithçka që po i ndodhte ishte Sinani... Mehmeti lumturohet kur mendon se si çdo gjë do të rregullohet shumë shpejt, Mahiri do të përfundojë në burg dhe Feridja do të kthehet sërish në shtëpinë e saj...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.