Monserrati takon Alehandron. Rrëzohet Hoze Luisi

Intervista - - TELENOVELA -

Laurito i tregon Rozaros se Viktoria e vogël e njohu Alehandron në foto dhe atëhere Rozario kupton se kjo ka qenë arsyeja pse Hoze Luisi e përshpejtoi dasmën. Aldofoja i shkon Marias në spital dhe i tregon se Nadia është gjallë dhe Pedroja po kërkon Viktorin. Maria gëzohet, duke menduar se Alehandroja mund të jetë gjallë dhe ndoshta po e kërkon sepse ka nevojë për dëshminë e saj. Ai e pyet nëse i ka akoma dokumentet e Alehandros, që ata ia vodhën Pedros, por ajo thotë se jo.

Hoze Luisi heq nga shtëpia të gjitha fotot e Alehandros, gjë që e zemëron Rozarion. Maria i tregon Adolfos se letrat e Alehandros ia shiti Ezekielit, kur ishte e droguar dhe se ka qenë pikërisht ajo që e ka qëlluar Monserratin, me armën që i dha Adolfoja.

Graciela i tregon Amelias se Fabiola i ka kërcënuar me armë dhe pyet se ku është adoptuar ajo. Amelia nuk i tregon.

Hoze Luisi i kërkon më dhunë Fabiolës ta lërë rehat atë dhe Monserratin. Ajo i thotë se ka edhe një sekret të fundit për t’i treguar Mon- serratit: Se Alehandroja është gjallë. Graciela shkon t’i kërkojë ndihmë Pedros që ta shkatërrojnë Fabiolën, por ai qesh dhe i thotë se, në të vërtetë, Fabiola është vajza e saj dhe e Beniamin Almontes.

Laurito i tregon së ëmës për bisedën që ka bërë me Viktorian ditën që ajo dhe Hoze Luisi u martuan dhe Monserratit i lindin shpresat se Alehandroja mund të jetë gjallë, gjë që Rozario nuk ia pohon dot sepse kështu i ka premtuar Alehandros. Monserrati

zemërohet me Hoze Luisin pse i ka thënë Lauritos ta mbajë të fshehtë bisedën që ka bërë me Viktorian, e cila mund të jetë vajza e Nadias dhe kjo do të thotë se Nadia dhe Alehandroja mund të jenë gjallë. Hoze Luisi i thotë se donte të hetonte më parë, pastaj nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të thotë se ai ka shtatë vjet që e ka braktisur atë dhe të birin. Monserrati thotë se do vetëm të mësojë të vërtetën dhe Hoze Luisi i premton se do ta ndihmojë.

Graciela i kërkon Makarios t’i tregojë se ku e ka varrosur fëmijën e saj dhe Makario është i detyruar të pranojë se fëmija nuk vdiq dhe se Beniamin Almonte e ka shtyrë Amelian ta gënjejë. Graciela e qëllon dhe i kërkon të mos i tregojë askujt se Fabiola është vajza e saj. Dimitrio bashkohet prapë me Monikën. Aldofoja e nxjerr Marian nga spitali dhe ajo shkon menjëherë tek Ezekieli, i cili e kërcënon me jetë që ta mbajë gojën mbyllur, por ajo i thotë se nuk ikën pa marrë dokumentet e Alehandros. Rozario i tregon Alehandros se çfarë i ka treguar Laurito Monserratit dhe se Hoze Luisi e shpejtoi dasmën sepse e dinte që ai ishte gjallë.

Hoze Luisi e çon Monserratin në shtëpinë e Pedros, për të takuar Nadian, të cilën Pedroja e ka kërcënuar të thotë se Alehandroja ka vdekur.

Ezekieli përpiqet ta joshë Marian duke i dhënë drogë, por ajo e derdh përtokë dhe i thotë se nëse nuk i jep dokumentet e Alehandros do t’i tregojë gjithçka Karlotës, kështu që ai është i detyruar t’ia japë.

Graciela e ndalon Marian jashtë shtëpisë dhe i thotë se nëse e merr vesh Monserrati se Alehandroja është gjallë, do t’ia marrë, kështu që ajo duhet ta gjejë e para dhe ta largojë prej andej.

Alehandroja pret sa del Hoze Luisi nga shtëpia dhe shkon të takojë Monserratin, por e sheh Laurito, ai trembet dhe ikën me vrap. Atëhere i kërkon së ëmës ta ndihmojë ta takojë Monserratin diku jashtë shtëpisë, pasi ka shumë për të biseduar me të.

Hoze Luisi fillon punë në polici. Maria shkon të kërkojë punë në klubin e stripit. Jozefina i jep shpresa Adolfos, vetëm e vetëm që ai ta ndihmojë Viktorin të gjejë gruan dhe vajzën e tij. Rozario e nxiton Monserratin të vishet bukur, duke i thënë se duhet të shkojnë në një aktivitet bamirësie të organizuar nga Karlota. Kur shkojnë në kishë, Rozario e lë Monserratin të futet e vetme dhe vetë ruan jashtë. Në kishë, Monserrati takohet me Alehandron. Ai i tregon gjithçka që ka ndodhur dhe ajo ia pohon se u martua me Hoze Luisin jo se e dashuronte, por sepse pa videon e tij në telefon, se sa e kishte ndihmuar ai Alehandron. Ndërkohë, Rozario, përpiqet të hutojë Hoze Luisin, i cili vjen pranë kishës dhe gati sa nuk e sheh Alehandron me Monserra- tin. Monserrati i betohet Alehandos se e do më shumë se jetën e saj.

Graciela shkon te Fabiola dhe i thotë se duhet të largohet nga Aguazuli dhe se ajo do që ta ndihmojë. Fabiola nuk e kupton përse. Aldofoja nis të grindet me Viktorin dhe i tregon se Pedroja ka dhënë urdhër që ai të vritet dhe se e ka rrethuar shtëpinë e vet me roja. Monserrati dhe Alehandroja vendosin ta kalojnë natën bashkë në hotel dhe Monserrati shkon në shtëpi të marrë rrobat. Ajo përpiqet të ikë fshehurazi, por Hoze Luisi vjen dhe e gjen në shtëpi. Monserrati e ka të pamundur të gjejë një mënyrë për t’u larguar, ndërkohë që Hoze Luisi, ndërsa po transporton rrobat e Dimitrios, bie nga shkallët dhe vret këmbën...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.