Angad Hasija (Aleku)

Intervista - - TELENOVELA -

Ditëlindja: 30 Maj 1983 Shenja e horoskopit: Binjakët

Angadi është një nga aktorët më të famshëm në Indi. Para se të bëhej aktor, ai punonte si dizajner i ambienteve të brendshme dhe ka dizenjuar shtëpi, zyra e hotele. Si biznes familjeje ai ka një sallon me piktura dhe dekorime italiane. Angadi ka fituar një çmim Misteri dhe ka luajtur në shumë nga videoklipet e këngëve indiane. Me rolin e Alekut te Bidaai, ai fitoi çmimin e aktorit më të mirë debutant. Roli i Alekut, me emrin e të cilit thërritet më së shumti edhe sot, është konsideruar si një nga rolet më sfiduese dhe shumë i ngarkuar psikologjikisht në televizion.

Angadi ka pesë gjëra pa të cilat nuk bën dot në jetë: Zoti, familja, veshjet, makina dhe... portofoli. Ai ka thënë për familjen: “Kam qëndruar larg familjes për shumë vjet, kur erdha në Mumbai, kështu që e di mirë vlerën e saj. Familja është një pjesë kuptimplotë e jetës sonë, ajo të mbështet në të mira e të këqija. E dua familjen time dhe nuk mund të qëndroj larg saj”.

Angadi është martuar më 15 shtator 2007 me Parin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.