31 vjeç, mosha ideale për të bërë çmendurira në shtrat

Intervista - - INTIMITET -

A është një person pjellor, a përputhemi gjenetikisht, a do të jetë baba i mirë?

Mbase ju nuk mendoni në mënyrë të ndërgjegjshme për aftësitë riprodhuese të personave me të cilët takoheni, por instiktet tuaja biologjike rrinë gjithnjë zgjuar. Në moshën 30 vjeçare, ju kuptoni, papritur, se një djalë që e do familjen e vet, ka një grup miqsh të qëndrueshëm dhe ju dërgon një sms shpejt. Kjo është shumë seksi.

Nëse i besojmë një sondazhi të kohëve të fundit, gratë janë në kulmin e seksualitetit të tyre pas moshës 30 vjeçare. Sipas “Daily Mail”, në moshën 31 vjeçare, gruaja arrin majën e vetëbesimit në seks. Sipas një sondazhi të bërë nga siti i takimeve Singles247.com, 2000 personat e pyetur (burra dhe gra nga 18-60 vjeç), vlerësojnë se në këtë moshë, gratë kanë aq eksperiencë sa për të «vënë zjarrin» në shtrat dhe ndjehen mirë me trupin e tyre.

Nga ana tjetër, mosha 25 vjeçare qenka mosha kur vajzat ndjehen më pak të sigurta seksualisht. Arsyet e kësaj mungese besimi? Mungesa e eksperiencës, presioni që ndjejnë dhe frika e shikimit të partnerit mbi trupin e tyre. Përsa u përket burrave, ata e njohin kulmin e besimit sek- sual në moshën 33 vjeçare.

Por, të qenit në majë nuk garanton një seksualitet të kënaqshëm: vetëm 12% e të pyeturve janë përgjigjur se kanë një “jetë seksuale shumë të kënaqshme”. 30% e personave janë përgjigjur se jeta e tyre seksuale ishte “shumë rutinë”. “Të ndjehesh mirë me partnerin, pa rënë në rutinë është çelësi, por kjo është e vështirë”, ka shtuar zëdhënësi i sitit në fjalë.

Ky nuk është sondazhi i parë që lë të nënkuptojë se gratë ndjehen më mirë me veten në moshën 31 vjeçare. Një studim tjetër, i bërë në vitin 2010, thoshte se është kjo mosha kur gratë ndjehen më të bukura, sepse kanë ende freskinë e rinisë, kanë gjetur një stil që u përshtatet (ndryshe nga vajzat e reja që kërkojnë ende) dhe kanë besim në vetvete.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.