4 arsye pse burrat paguajnë për seksin

Intervista - - INTIMITET -

Është më e thjeshtë nga ç’e mendon... Nëse i pyet shokët e tu burra nëse kanë shkuar ndonjëherë me prostituta, mund të habitesh nga sinqeriteti i tyre dhe nga fakti që e pranojnë këtë. Mund ta kesh dëgjuar diçka të tilla edhe pas një feste lamtumire për beqarinë. Por, çfarë e shtyn një burrë të paguajë për “shërbimet” seksuale? Ja 4 arsyet që kanë dalë nga përgjigjet e tyre:

1. Edhe pse shumica e meshkujve që bëjnë seks me prostituta janë të pashëm dhe të suksesshëm, që do të thotë se nuk e kanë të vështirë të gjejnë partnere, të gjithë thanë se kështu plotësojnë dëshirën e tyre të thellë për të shijuar një grua më të nxehtë në shtrat.

2. Ata ndjehen më të kënaqur dhe me më shumë besim në vetvete, kur paguajnë për dëshirat e tyre seksuale. Ekziston një mister që i intrigon dhe shton libidon gjatë seksit me një prostitutë, sepse janë të lirë të kërkojnë t’u plotësohet çdo lloj dëshire, pa patur frikë se do t’u refuzohet.

3. Bëjnë realitet edhe fantazitë më të çmendura, pa i dhënë llogari askujt. Kjo vlen jo vetëm për beqarët, por edhe për të martuarit, të cilët, sipas mendimit të tyre, kanë shpirt dhe të drejta që t’u plotësohet çdo tekë që mund t’ua refuzojë bashkëshortja e tyre.

4. Kjo përbën rrugën më të shkurtër dhe të shpejtë për t’u kënaqur, kur kanë epsh, por jo partnere.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.