Ja, si do të ngjante jeta në Titan

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Ekzobiologët, specialistët e jetës jashtëtokësore, janë të mahnitur nga planetët që ndodhen në zonën e famshme “të banueshme”, aty ku nuk bën as shumë nxehtë, as shumë ftohtë dhe ku uji mund të ekzistojë në gjendje të lëngshme. Pse uji? Sepse në stadin aktual të njohurive tona, nuk e imagjinojmë jetën pa praninë e ujit të lëngshëm. Këtë postulat e ka hedhur poshtë një ek ip kërkuesish të Universitetit Cornell të Nju Jorkut, që ka publikuar në revistën “Science Advances” rezultatet e studimit të tij. Këta nisen nga një pyetje e thjeshtë: Po sikur jeta të ekzistonte pa ujin, në gjendje të lëngshme? Duke marrë parasysh satelitin gjigand të Saturnit, Titanin, shkencëtarët i kanë bërë vetes pyetjen nëse qelizat e jetës do të mund të ekzistonin në mjedisin e tij, ku jeta, ashtu siç e njohim ne në Tokë, nuk mund të ekzistojë.

Duhet thënë se Titani nuk është shumë mikpritës, me temperaturën e tij - 179°C dhe liqenet e oqeanet me metan të lëngshëm. Është pikërisht ky i fundit që ka frymëzuar shkencëtarët që kanë imagjinuar një qelizë të gjallë të bazuar jo në ujë, si mbi Tokë, por te metani. Sipas tyre, kjo qelizë është funksionale, ajo është po aq e qëndrueshme dhe elastike sa qeliza tokësore, me një membranë qelizore të përbërë nga azoti dhe që e mbron nga klima shumë e ftohtë e Titanit. Për momentin, jemi ende te teoria dhe vetëm në një mjedis me bazë metani mund të bëheshin testet e vërteta. Por këto studime, që sipas asaj që thotë njëri nga pjesëtarët e ekipit të Cornelit tregojnë «modelin e parë të jetës ashtu si nuk e njohim», të bëjnë të ëndërrosh. Jeta mund të gjendet në ato vende të universit ku nuk e mendonim më parë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.