Përgjigjet

Intervista - - TEST -

1. Përgjigjja e saktë

është c-ja.

Pa dyshim, ju keni tendencë të keni të njëjtin pastrues për fytyrën gjithë vitin, por ajo që ju përshtatet në verë, nuk është po e mirë edhe në dimër. Në fakt, ajri i dimrit është më i thatë dhe ka tendencë ta dëmtojë hidratimin e lëkurës suaj. Përshtatjani pra rutinën tuaj të bukurisë stinës dhe evitoni pastruesit e tonikët me bazë alkooli, që e thajnë lëkurën. Në vend të tyre, preferoni pastrues me bazë vajore, që mbrojnë shtresën natyrale të hidratimit të epidermës suaj.

2. Përgjigjja e saktë

është b-ja.

Mos hiqni dorë nga kremi me SPF, megjithëse nuk ka ardhur ende vera. 30 minuta jashtë mjaftojnë që ta ekspozoni lëkurën tuaj ndaj diellit. Megjithëse rrezet e dëmshme të diellit janë më të rralla në dimër, përsëri jemi të bombarduar nga rrezet UV. Me një fjalë, duhet të përdorim një krem me SPF 30, apo ndonjë krem hidratant me faktor mbrojtës, për të mbrojtur lëkurën sa herë dalim jashtë.

3. Përgjigjja e saktë

është a-ja.

Për të mos patur një shikim si prej peshku të ngrirë, më mirë evitoni tonet e syve me xixa. Nën dritën e zbehtë dimërore, ato do t’ju bëjnë të dukeni me çehre të vrarë dhe shikimin bosh. Preferoni efektet tonet e syve me shkëlqim metalik, ose mat.

4. Përgjigjja e saktë

është b-ja.

Për të pasur flokë plot volum, pasi i keni mbajtur 45 minuta të mbështjellë me një kapuç leshi, futini flokët në drejtimin e kundërt me atë të krehjes së zakonshme dhe rikthejini në vend, pasi të keni hequr kapuçin. Efekti i volumit të madh është i garantuar!

5. Përgjigjja e saktë

është b-ja.

Grimi kundër ujit është një mbrojtës i mirë kundër kushteve të këqija atmosferike. Ai nuk e than lëkurën e fytyrës, as nuk irriton sytë apo buzët më shumë se një grim tradicional. Përkundrazi ai bën të mundur të evitohet kullimi i rimelit nëpër faqe për shkak se ju lotoni nga të ftohtit.

6. Përgjigjja e saktë

është a-ja.

Kur bën ftohtë, duhet evituar ndryshimi i ngjyrës së lëkurës 2 tone mbi ose nën ngjyrën tuaj natyrale. Ndryshimet radikale të ngjyrës mund të bëhen dramatike nën dritën e paktë, sidomos kur keni një lëkurë të zbehtë. Biondet duhet të preferojnë ngjyrat e arta në bezhë, ndërsa brunet, një kafe gështenjë ose ngjyrë çokollatë.

7. Përgjigjja e saktë

është a-ja.

Pavarësisht temperaturës jashtë, duhet ta zgjidhni të kuqin e buzëve në funksion të ngjyrës suaj të lëkurës. Ato që kanë lëkurë të bardhë mund të zgjedhin një të kuq buzësh rozë të ndezur, ose të kuqe- në vjollcë. Ato që kanë lëkurë mesatare në mat, mund të zgjedhin ngjyrat nga korale në të kuq. Sidoqoftë, preferoni të kuqtë hidratues që zgjasin shumë dhe që i ruajnë buzët tuaja nga thatësia dhe irritimi.

8. Përgjigjja e saktë

është b-ja.

Eksfoljimi është shumë i rëndësishëm në dimër! Ai bën të mundur eliminimin e qelizave të vdekura dhe ndihmon penetrimin e substancave aktive të kremrave hidratues dhe mbrojtës. Kështu, do të evitoni që lëkura juaj të rripet pasi keni vënë kremin-pundër. Por, kujdes! Nëse eksfoljimi bëhet shumë shpesh, ai dëmton shtresën ujore- vajore natyrale të lëkurës, që e mbron atë. Në rastin e lëkurës mikse ose me yndyrë, ritmi i duhur është 1-2 herë në javë, ndërsa për lëkurat e thata, mjafton një herë në dy javë.

9. Përgjigjja e saktë

është a-ja.

Në dimër, ju mund të konsumoni sa të doni kungull. Ai ka karotenoide (provitaminë A) me shumicë dhe është garantues i çehres së mirë. Një tjetër truk për të pasur çehre të mirë, nëse nuk ju pëlqen supa me kungull: Një ose dy herë në javë, vini pak vetënxirës në kremin tuaj të natës, për të pasur një ngjyrë të shëndetshme dhe natyrale.

10. Përgjigjja e saktë

është a-ja.

Lëkura rinovohet çdo 28 ditë, pra, nuk ka nevojë ta ndërroni kremi tuaj hidratues, sidomos nëse ndjeni se ju bën mirë, si në verë, ashtu edhe në dimër. Megjithatë, përkujdesjet ndaj lëkurës janhë të ndryshme në dimër dhe verë. Në dimër duhet ta eksfoljoni mirë lëkurën për të hequr qelizat e vdekura dhe për t’u lënë vend qelizave të reja. Gjithashtu, lëkura çhidratohet më shumë në darkë dhe natën, kohë kur qelizat tuaja rigjenerohen më shumë. Për këtë arsye, është mirë të përdoret një krem hidratues më i yndyrshëm në dimër, apo krem kundër rudhave, para se të flini gjumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.