TÇJKJEA TRIN

Intervista - - PYETJE PËRPGYJIEGSJEN ËNRJGËJRITIH- -

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- Kur të jemi shkatërruar ne si nga ana ekonomike dhe psikologjike. Kemi dy muaj që kemi bërë ankesën për ndrrimin e sahatit dhe as nuk e kanë vënë ujin në zjarr. Atëherë thonë pse vjedh populli. Të detyrojnë ta bësh një gjë të tillë.

Dona.

- Varet gjithmonë nga marrëdhënia që ke ndërtuar. Nëse në të kaluarën ka qenë ajo shkaku që jeni ndarë, nuk mendoj se duhet të ktheheni mbrapsht, por jepini vetes shans me dashurinë e re dhe mos e lëndoni.

-

Sosuri.

Mandi.

Duhet të shkoni te zyrat e siguracionit apo tek ata të tatimeve dhe në momentin që e marrin vesh, vijnë dhe i vënë gjobë shefit tuaj.

- Po, sigurisht që nga xhepi i tij do t’i paguajë zoti Basha, jo për gjë po ka ai nga ato që mori nga rruga Durrës-Kukës e nuk dha llogari kurrë në Gjykatë.

Durim

- Agron në Shqipëri ka mjaft forca politike të dy krahëve e të qendrës, por ato nuk votohen pikërisht se nuk arrijnë dot të fitojnë përballë 2 partive të mëdha. Unë për shembull do të doja të votoja ndonjë parti tjetër të majtë, qoftë kjo edhe e re alternative, por e dija që nuk do fitonte përballë PD-së, ndaj votoj PS-në, si forca më e madhe që mund të fitojë dhe vërtet ka fituar. Ne shqiptarëve na çalon puna te kultura e protestës, e kërkimit llogarisë qeverisë.

- Po të shikosh statistikën e popullit shqiptar, pothuajse 50 % e popullit

Durim Sosuri.

ka ikur jashtë dhe nuk i intereson gjendja në Shqipëri, por besoj se me gjithë këto kriza dhe luftëra do kthehen dhe do krijojmë partinë e popullit. Duke qenë vetëm këto dy parti, njerëzit janë si delet; u premton deputeti një të mirë dhe e votojnë. Harrojnë se mbas votimeve si gjithmonë ata i harrojnë premtimet. Besoj se do marrim jetën tonë në dorë dhe do luftojmë ndaj tyre se ne nuk kemi nevojë të vijë amerikani apo rusi që të na pushtojë, kemi këta të tanët që po na e nxijnë jetën.

Elle.

- Kur dikush të shan nënë e motër pa arsye, e para që duhet të bësh është të ruash gjakftohtësinë, pastaj në kohë më të mirë e kap këtë njeriun e ia dredh bilbilin. Jo vetëm se të del si kolonjarëve, por merr vëllezër a shokë, kush mund të gjendet më pranë, bëja të qartë se e meriton ndëshkimin.

uri.

-

Besniku.

Durim Sos-

Unë mendoj se kur tjetri të shan në këtë mënyrë, do të thotë se edhe ti diçka i ke bërë që të sillet në këtë mënyrë. Prandaj një person me mendje në kokë nuk arrin në atë fazë që të zihet me tjetrin. Faji nuk është vetëm i atij që ofendon, por edhe i yti. Para se të pyesësh, shiko veten tënde se edhe ti ke faj.

- Kur je adoloshent, gjendja mund të vejë keq e më keq sepse adoleshentët s’kanë mend në kokë. Po të flasim për një moshë të rritur, do thosha se sado të më ofendojë tjetri, nuk merrem me të dhe i shmangem sherrit. Ia lë mbarë, si i çmendur ose i pirë që është, prandaj edhe largohem.

Aldo.

- Lorena, mos shih paragjykimet, por martohu me zezakun, meqë e do.

Durim Sosuri

- Rëndësi ka, e dashur Lorena, njeriu dhe jo ngjyra e njeriut. Në ditët e sotme është e vështirë të gjesh njeri, kështu që ngjyra e tjetrit për mua nuk është ndonjë problem dhe po të ishte ai që do të më plotësojë si person, patjetër që do ta zgjidhja për njeriun e jetës.

Studentja.

- Ti, zonjë 50 vjeçare, ke gjithë të drejtën e Zotit të martohesh prapë. Nëse ke fëmijë, bisedo qetësisht e bindshëm me ata derisa të pranojnë. Të afërm të tjerë mos pyet, edhe po nuk u pajtuan fëmijët, prapë martohu, mos rri vetëm,

- Shoqëria në ditët e sotme është bërë vetëm interes, kështu që siç më sillet tjetri, ashtu do t’i sillesha dhe unë. Kam kohë të lirë ta takoj, do e takoja, nuk kam kohë, do ta largoja. Pra, ata që sillen kështu nuk quhen shokë se shoku i mirë nuk të harron. Jo me fejesë, por edhe me fëmijë të bëhet, të mban aty afër në jetën e tij.

Flora.

- Unë besoj se prindërit nuk duan paratë e fëmijës, por lumturinë e tij dhe nuk do të kërkonin rrogën. Mbi të gjitha, ka të bëjë mënyra se ç’bën fëmija dhe do ta linin të lirë të bëjë atë që duhet për jetën e tij. Pastaj, si do jetosh vetëm, po nuk pate bërë kursime, kur je me prindërit? Prandaj prindi quhet baza e fëmijës, se i jep ndihmën e parë dhe rrugën e së ardhmes.

Elle.

- Jetoj jashtë dhe prindërit shikojnë që fëmija të mësojë shumë gjuhë të huaja që të ketë një të ardhme sa më të mirë. U është bërë jeta fëmijëve sikur të ishin shkencëtarë, duke studiuar me orë të tëra dhe nuk e shijojnë fëmijërinë ashtu siç e shijonim ne dikur. Pastaj, shumë prindër e shtyjnë fëmijën që të zgjedhë ëndrrën e prindit duke i shkaktuar edhe probleme psikologjike pa e kuptur.

Flora.

Lola.

- Po patjetër që duhet të mbrojmë mjedisin dhe jo ta mbushim atë me çimento sa andej-këtej. Ata që duan të ndërtojnë te liqeni, të bëhemi një grusht dhe të mos i lejojmë të na marrin edhe oksigjenin e vetëm që na ka ngelur aty. Po të ndërtojnë, s’do kemi vend për të bërë një shëtitje, do na bëjnë të marrim malet që të gjejmë ajër.

- Zoti Bashkim, për qetësi do t’u drejtohemi maleve tona të larta, ohoho, atje vetëm ariu mund të të shqetësojë, jo njeriu. Eh, ti mos u shqetëso fare se shqiptarët tradicionalisht këshut e kanë pasur. Meshkujt i ka ngrënë shumë plumbi, ndërsa femrat i ka ngrenë fort e vazhdon t’i hajë thumbi ok.

Kuq.

Trendafili i

- Plumbat dhe armët që përdorin nuk i prodhojmë ne këtu, por nga jashtë vijnë dhe disa kanë ngelur që atëherë kur populli grabiti armët. Përderisa policia nuk bën punën e saj, ne populli jemi në dorë të Zotit. Dalim për punë dhe nuk është e sigurtë nëse do kthehemi në shtëpi. Na kanë mbytur problemet e jetës dhe besoj se askush s’ka guxim të dalë dhe të bëjë diçka për ta ndryshuar këtë gjendje.

tina.

Elle.

Dhori.

Elle.

Fes-

- Po të zgjidhja atë që ka pasuri, do ta konsideroja veten time si ato kurvat që shiten për para dhe një gjë të tillë nuk mund ta bëja kurrë. Dashuria nuk blihet, por fitohet dhe s’ka gjë më të bukur kur të ndodh. Nuk do ta shisja kurrë dashurinë për pasurinë e gjithë botës.

Artani.

- Unë mendoj se po të kisha para nga prindërit nuk do mund të rrija pa punuar, jam shqiptare dhe ne jemi mësuar të rrahemi me jetën dhe me punën. Pastaj mos harroni se prindërit dikur ndërrojnë jetë dhe një person që ka pasuri nga prindërit po nuk punoi dikur paratë mbarohen dhe ngelet me gisht në gojë. Puna është gjëja më e bukur që mund të bësh, edhe pse je i pasur.

- Në ditët e sotme, fatkeqësisht, njerëzit nxitojnë për të fituar buken e gojes dhe interneti është një tip lidhjeje me njerëzit kudo që ndodhen. Unë kam krijuar shoqëri jashtë vendit dhe këtë verë do iki te shtëpia e një shokut tim në Paris dhe ata do të vijnë këtu sepse janë motër e vëlla dhe kemi krijuar një lidhje shumë të bukur. Sa për martesa, kam një çift që janë njohur në internet dhe kanë krijuar familje. Fati i çdo njeriu nuk i dihet se nga vjen.

- Do të ndahesha, është shumë e thjeshtë, ose do t’i thoja të ndryshonte sjellje me mua, ose do të shikoja për një dashuri të re. Nuk më intereson nëse më paragjykoni.

- Kam dy vjet që më paguajnë kur të duan, më kanë humbur shpresat dhe vullneti për të punuar. Të studiosh, të jesh gjithë kohën rrugëve dhe të mos paguhesh, ky është kulmi. Jam i detyruar të bëj edhe punë të dytë që t’ia dal mbanë. Shpresoj se do ndryshojnë gjërat, prandaj edhe jam akoma aty.

X-gazetari.

kaluar të 40-tat dhe akoma nuk kam krijuar familje; vetmia më ka bërë të mos kem jetë. Pra, ky është problem më i madh për mua, sepse gjithmonë kam ndihmuar të tjerët, ndërsa tani kam nevojë për ndihmë dhe askush nuk ndodhet pranë meje. Nuk kam shumë zgjidhje, por do t’ia dal mbanë se në fund të fundit, vetëm erdha dhe vetëm do iki, por kam besim se do t’ia dal mbanë.

Vesa.

Besniku.

- Jeta është një kurvë dhe e përcaktoj të tillë. Duhet të jesh e tillë që të kesh sukses në jetë.

Xhina.

- Kam ca kohë që kam takuar rastësisht një çun dhe sapo e pashë, më pëlqeu e sa herë e takoja rastësisht, nuk flisja. Ëndërroja të më fliste e të lidhesha më të dhe ja ku erdhi dhe më kërkoi të dilnim dhe të njiheshim. Pra, besoj se ka të bëjë forca e natyrës, por mbi të gjitha, ka të bëjë fuqia jonë që mund të arrijë çdo gjë.

Beti.

- Qëkur thuhet kjo gjë, o vëllai? Unë e dija se Rusia, Amerika dhe Kina janë vëndet me më shumë konflikte dhe jo ballkani. Paska ardhur bota përmbys e na doli edhe ne zëri nëpër botë. Vetëm për keq na del ne se për mirë nuk jemi të zotët prandaj mbase e thua këtë por jo dhe aq të mëdhenj nuk jemi akoma. Na ka ngelur pak ndërgjegje dhe respekt, se kemi të ardhura nga histori e lashtë.

dentja.

Elle.

Stu-

- Varet se për çfarë bëhet fjalë. Nëse të kanë bërë keq, është e vëshitrë të falësh dhe nëse fal, nuk harrohet e keqja.

Xhina.

- Ata janë të parët që duhet të testohen se kanë të bëjnë me jetën e njeriut. Një mjek i paaftë, merr mijëra jetë njerëzish.

- Po, jemi të lirë sepse mund të shkojmë ku të duam dhe të themi ç’të duam. Nuk kam dëgjuar kohët e fundit që ata që e thonë mendimin e tyre hapur kanë rrezikuar, të paktën ata që kam parë në televizor. Besoj se tashmë e kemi lirinë e fjalës dhe të lëvizjes.

- Unë mendoj se duhet t’i vësh gjërat në peshore dhe ku shikon se do jesh e lumtur dhe e qetë, atë person zgjidh. Pastaj, kur ndodhesh mes dy personash, është shumë e vështirë të ndahesh nga ata, sepse jam i sigurtë se ti ke ndjenja për të dy djemtë. Unë them të mos ngutesh dhe të presësh pak kohë se mbase asnjëri nga ata nuk është ai person që të plotëson ty.

Eduarti.

- Nuk është faji i mjekëve, por i ministrisë që e drejton dhe shtetit. Dhe doktorat nuk kanë faj, kur nuk kanë fonde apo kushtet e duhura për t’i shërbyer të sëmurit. Ka pavione ku shërbimet janë shumë të mira, ka edhe nga ato që lënë shumë për të dëshiruar, ama s’mund t’i shajmë gjithë mjekët. Ka edhe nga ata që janë shumë të mirë dhe të trajtojnë si njeri.

Xhimi.

- Unë besoj se këtu në vendin tim që e dua aq shumë, korrupsioni është në vend të parë të listës, prandaj edhe nuk ecim përpara si vend, se thjesht nuk zbatojmë ligjet dhe rregullat. Prandaj edhe të gjithë kriminelët janë të lirë dhe e kam fjalën për kriminelat peshkaqenë, se ata kriminelët e vegjël, janë akoma brenda.

Shpëtimi.

- Ish-kryeminstri ia hodhi, por të mendojmë se çfarë do të bëjmë tani e tutje, duhet një revoltë për ulje çmimesh dhe të faturave të dritave. Po na shkatërrojnë totalisht. Unë jam vetë i gjashti në familje dhe vetëm unë punoj, burri po më kalon në depresion dhe askush nuk mendon për ne. Të paktën të na gjejnë punë dhe të punojmë e të na ulin pak çmimet.

Lina.

- Po nëse një ditë bashkëshorti do më jepte duart kush do më mbante apo të shkoja përsëri tek prinderi të më mbajë. Jo, absolutisht, në kohërat që kanë ardhur sidomos, çdo femër duhet të jetë e pavarur ekonomikisht dhe me profesion.

“Babai më martoi

me një sakat!”

Bora. Forumi i pyetje- përgjigjeve

dhe historive...

- E dashur Sonilë, e lexoj historine tende dhe më vjen shumë keq akoma më shume sepse une kam pak a shume moshen tende dhe unë vij nga nje familje e madhe si e jotja ku lindja e nje mashkulli, deshirohej me çdo kusht. Je akoma shumë e re për te mbyll jeten, ka shumë meshkuj që do ta vleresonin nje femer të ndjeshme si ti. Uroj që një dite te besh valixhen dhe te ikesh nga ai vend ku ti sherben vetem si shërbëtore. Bashkëshorti yt, meqë nuk është keq ekonomikisht, mund të marrë një punëtore shtëpie dhe ta paguajë. Uroj më të mirën për ty!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.