Ç’kuptimkaëndrraime?

Bebe lakuriq Vëllai u martua me kushërirën

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam parë në ëndërr një bebe lakuriq, sikur përtypi një fije bari, unë u tremba, por ai e nxori prapë nga goja. Kur i dhashë një pikë ujë me gotë, m’u duk sikur u mbyt. E tundja, por ai nuk u përmend dhe nga frika, u zgjova. Jam në merak, ndaj pres një përgjigje. Faleminderit.

- Bebja lakuriq që keni parë në ëndërr, ka lidhje me një projekt tuajin, që nuk e keni planifikuar siç duhet, nuk e keni organizuar në atë mënyrë që të merrni një rezultat pozitiv. Përfundimi është se ju nuk do të mund ta realizoni atë gjë që keni në mendje.

- Përshëndetje! Mbrëmë kam parë në ëndërr djalin që kam fiksim në jetën e përditshme. Ai dhe unë ishim në një plazh, me rroba dimërore, pra, nuk ishte verë dhe ai po më qeshte e më shikonte. Dielli shkëlqente dhe deti ishte i pastër kristal, blu i hapur. Më ka bërë shumë përshtypje. Ju lutem, a mund të më thoni çfarë kuptimi ka kjo ëndërr?

- E nderuar lexuese, një ëndërr e tillë e tregon qartë që ju ushqeni shumë ndjenja për djalin që keni fiksim, gjë të cilën e keni konfirmuar edhe vetë. Gjithë ëndrra ka lidhje me dëshirën tuaj, pasi mendoni se po të ishit vërtet me të, e gjithë bota dhe gjithçka që ju rrethon do t’ju dukej shumë e bukur, ashtu siç edhe e keni ëndërruar. Ëndrrat shpesh janë shumë të mira, por ka dhe raste që të shkëpusin nga realiteti. Kjo është ajo që në njëfarë mënyre po “bën” kjo ëndërr me ju... Në vetvete, ëndrra ju këshillon që të jetoni momentin dhe të mos rrini me fiksime për askënd. Në momentin që do ta qetësoni veten, mund të ndodhë pikërisht ajo çfarë dëshironi.

- Para dy netësh kam parë në ëndërr sikur po i bëja kafe një shoqes time dhe i hidhja edhe sheqer. Ëndërr të tillë s’kam parë ndonjëherë. A ka ndonjë kuptim?

- Ëndrra tregon se do të keni mundësi të merreni me një projekt të rëndësishëm. Kjo ka lidhje dhe me marrëdhëniet në çift. Këshilla që jepet në këtë rast është që nuk duhet ta merrni me nxitim, reflektoni përpara se të merrni vendime përfundimtare. Hedhja e sheqerit tregon se keni nevojë për pak më shumë ëmbëlsi dhe kënaqësi në jetën tuaj reale. Nuk ka asgjë të keqe nëse ndonjëherë e lini veten të lirshëm dhe i kënaqeni momentit. Nuk duhet të mendoni shumë çfarë ka ndodhur apo të shqetësoheni më shumë seç duhet për të ardhmen. - Ju lutem, ma shpjegoni këtë ëndërr, se m’u duk shumë e çuditshme. Pashë sikur vëllai im po martohej me gocën e tezes dhe mua më vinte çudi e neveri në të njëjtën kohë sepse habitesha se si mund të martohen dy persona që janë kushërinj. Ata kishin blerë edhe unaza të cilat shkëlqenin shumë. A ka ndonjë kuptim? - Nuk keni pse të shqetësoheni për një ëndërr të tillë. Ajo ka më shumë shpjegim psikologjik sesa parashikon ndonjë ngjarje në veçanti. Martesa e vëllait me kushërirën tregon bashkimin e tipareve mashkullore me ato femërore brenda jush. Duke pasur cilësi të tilla, ju mund t’i sillni shumë favore vetes suaj dhe jetës suaj në përgjithësi. Do të keni gëzime në familje dhe kjo falë aftësive tuaja të mira bashkëpunuese me veten dhe me ata që ju rrethojnë. - Ç’do të thotë të shikosh në ëndërr sikur kthehesh pas në kohë? Shoh shpesh ëndrra të tilla, sikur jam fëmijë ose adoleshent, ndërkohë që unë jam goxha i rritur në moshë. Shikoj sikur shkoj në shkollë si dikur kur isha i vogël, jap provime etj. - Çdonjëri prej nesh shikon ëndrra të tilla dhe kjo ndodh kur po kalon një periudhë të vështirë në atë moment. Udhëtimi në kohë tregon dëshirën për t’i ikur realitetit të tanishëm e për të shkuar në një kohë ku çdo gjë dukej më e thjeshtë, më e bukur dhe më e lehtë. Ajo çfarë duhet të mbani mend në këto ëndrra, është të kujtoni se në çfarë moshe ktheheni në kohë, të kujtoni nëse ka ndonjë ngjarje apo diçka nga ajo kohë që ka ngelur në nënndërgjegjen tuaj dhe tani ju shfaqet në ëndërr. Ndonjëherë, janë disa detaje të së kaluarës të cilat pavarësisht moshës, vlejnë në të tashmen. Provimet janë problemet që duhet të përballni ose vështirësi që tashmë i keni kaluar. - Kam parë në ëndërr ba

bain, që në mes e posh- të ishte lakuriq dhe thoja me vete: “Po ky, pse është katandisur kështu, pse rri kështu?”. Babai im nuk jeton më, fatkeqësisht. Ju lutem, më thoni, ç’kuptim ka? - Ëndrra juaj parashikon që dikush në familje ose vetë ju mund të kaloni ndonjë siklet të vogël shëndetësor. Babai, aq më tepër që nuk jeton më dhe për këtë më vjen shumë keq, ju është shfaqur në ëndërr për të treguar që ju jeni pa qejf nga ana shëndetësore dhe duhet të kujdeseni më shumë për veten. Mund të shkoni te varri i tij dhe ta përkujtoni. Ju uroj shëndet! - Çfarë do të thotë të shikosh në ëndërr shtëpinë e tezes sikur ishte e ndërtuar e gjitha prej xhami? Çdo gjë brenda shtëpisë ishte prej xhami, çuditërisht. Dhe mobiljet, raftet, dhe kjo më çudiste shumë, dhe i them pse i ke bërë kështu, këto mund të thyen nga momenti në moment. Pres një shpjegim nga ana juaj, faleminderit. - Shtëpia përfaqëson gjithmonë personin që e shikon një ëndërr të tillë. Ëndrra ju paralajmëron se duhet të jeni më të kujdesshëm në mënyrën se si silleni në jetë, në komunikim dhe gjithçka tjetër e të mos besoni gjithçka që ju ofrohet. Edhe mobiljet brenda janë pjesë e karakterit tuaj, jeni i brishtë dhe këtë e dini edhe ju vetë. Shpesh, kjo brishtësi ju ka çuar në situata të vështira në jetë, ndaj duhet ta merrni situatën në dorë, pra, jetën tuaj dhe brishtësinë ta ktheni në njëfarë force.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.