Burri nuk bën më seks

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje doktor Evi. Jam 19 vjeçe, e martuar dhe burrin e kam 34 vjeç. Problemi qëndron se, qëkur mbeta shtatzënë, burri nuk kryen më marrëdhënie me mua. Në fillim përdorte shtatzaninë si pretekst, thoshte që kishte frikë, por sot fëmija është 4 muajsh dhe ai vazhdon në të njëjtën gjendje. Nuk kemi kontakt seksual. Ai e pranon se ka probleme sepse nuk ka dëshirë për seks, por nuk pranon të shkojë te mjeku. Çfarë mund të bëjë? Pres një përgjigje nga ju, faleminderit.

Dr. Evi Dani, seksolog- androlog: - Jeta seksuale e një çifti në momentin e shtatzanisë apo pas saj, në shumë raste, fillon të ketë njëfarë çrregullimi, por zakonisht, në marrëdhëniet në çift, gruaja është ajo që mund të bëhet shkak për uljen e intensitetit seksual. Nëna e re ( sidomos ato që lindin për herë të parë), meqenëse i përqendron të gjitha energjitë e saj fizike dhe psikologjike në drejtim të rritjes së fëmijës, duke pasur edhe çrregullime të gjumit nga të qarët apo kërkesat që ka fëmija, mund të ketë ulje të dëshirës seksuale. Ndërkohë, burrat vazhdojnë të kenë dëshiren seksuale pa ndonjë ndryshim.

Për rastin tuaj, unë mendoj se këtu bashkëshorti juaj ka një problem, sjellja dhe veprimet e tij janë për t’u diskutuar apo konsultuar me një mjek. Nëpërmjet bisedës e konsultës, mund të gjejmë shkakun dhe arsyen e kësaj uljeje të dëshirës së tij seksuale. Ai duhet të ishte në një moment kur aktin seksual jo vetëm që nuk do ta refuzonte, por duhet të ishte iniciatori për ta kryer atë, gjë që do të forconte dashurinë e çiftit, do të eleminonte stresin e ditës, do të krijonte ide që jeta është e bukur, për të qenë energjikë, në mënyrë që të rrisni një fëmijë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.