Më djegin sqetullat

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë Mira, ka gati dy muaj që më djegin sqetullat, por nuk kam as skuqje e asgjë tjetër, thjesht, djegie. Para tre muajsh ndërrova antidjersën dhe e përdora vetëm një muaj. Kam dy muaj që po përdor vetëm pak pudër, por kjo situatë vazhdon dhe më ndodh më tepër kur filloj të djersij. Kam 4 ditë që përdor inicidal se mendova mos është ndonjë formë alergjie. Ju lutem, doktoreshë, çfarë më këshilloni të përdor? Faleminderit. Xhuli, Dr. Mira Xhixha, alergologe: -E dashur Xhuli, ju falënderoj për letrën. Problemi që keni me sqetullat, djegien, është një shenjë e alergjisë nga përdorimi i lëndëve të kujdesit personal që janë produkte të ndryshme si antidjersë, deodorantë të ndyshëm, pudër etj. Ju thoni që keni dy muaj që nuk e përdorni antidjersën, por ndërkohë, vazhdoni të aplikoni pudrën, e cila mund të jetë ajo që jua shkakton këtë bezdi. Çdo lloj lënde që ne aplikojmë mbi lëkurën tonë, mund të bashkëveprojë me të, duke na shkaktuar llojlloj problemesh apo alergjish, edhe në qoftë se kjo lëndë edhe e pastër apo natyrale.

- Ndaj përpara fillimit të medikamenteve, do t’ju rekomandoja të evitoni përdorimin e mëtejshëm të pudrës në sqetulla, pasi besoj që nuk është e dobishme, edhe nëse nuk do të kishit shqetësime. Për më shumë, nëse problemi do të vazhdojë, j u mirë pres për konsultë. Me respekt, doktoresha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.