Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Te berberi

Intervista - - ZBAVITJE -

Një refugjat në zyrën e punës: - Dua punë!

- Po ja... kemi një rast, me rrogë dhjetë milion në muaj, me makinë dhe shofer personal...

- Më falni, po, mos po bëni shaka?

- Sigurisht, ama ishit ju që e nisët i pari...

Mbrëmjen para dasmës, dhëndrri i kërkon një këshillë të atit, në lidhje me martesën. Pasi mendohet pak, babai i thotë:

- Nuk kam një këshillë, por dy... E para, i thuaj gruas tënde se një mbrëmje në javë, do ta kalosh me shokët e tu. E dyta, atë mbrëmje, mos e ço dëm me shokët...

Në shkollën fillore, drej- tori njofton se do të hyjë një lëndë e re, “Edukata seksuale”. Prindërit alarmohen aq shumë, sa një mëngjes, një grup me 50 nëna, shkojnë të protestojnë te drejtori. Ai, pasi e dëgjon për çfarë kanë ardhur, thërret mësuesin e lëndës. Brenda futet një bjond shtatlartë, muskuloz, me vështrimin e Xhorxh Klunit.

- Ja ku e keni mësuesin e lëndës, thuajani atij problemin që keni! - thotë drejtori.

- Epo... - heziton mamaja drejtuese e grupit - deshëm të dinim... Po ne, mund të marrim pjesë në mësim?

Ajo: - Ti bën dashuri si lepujt…

Ai: - Qenke shumë sipërfaqësore. E si mund ta gjykosh një burrë në vetëm 5 sekonda?!

Një djalosh shkon për herë të parë te berberi, për të prerë flokët, por e ëma, i kërkon të mos harrojë që në fillim, duhet t’i thotë berberit t’i lajë kokën. Që të mos harrojë, djali, gjithë rrugës, thotë me vete: “në fillim duhet të më lajë kokën, kokën, kokën...”

Arrin te berberi, i cili, i bën pyetjen më normale të mundshme:

- Atëhere, do të të të pres flokët?

Djali: - Jo! Kokën!

Dy gjirokastritë takohen me njëri-tjetrin:

I pari: - Po hë, si ke qenë?

I dyti: - Shumë keq... më vdiq gruaja!

I pari: - Oh, më vika shumë keq... Po çfarë kishte?

I dyti: - Kurrgjë! Vetëm një orë e nja dy palë vathë floriri...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.