Zanfina, më seksi se kurrë

Intervista - - JAVA VIP -

Pas këngës së saj të fundit “Mohito”, publikuar në prag të Vitit të Ri, kishte ardhur momenti që Zanfina të shfaqej përpara publikut me një këngë të re, gjë që shumë shpejt do të bëhet realitet si një përgjigje ndaj fansave që e kërkonin prej kohësh një këngë prej saj. Fotot e postuara së fundi prej vetë Zanfinës në Instagram, na tregojnë pamje të shkëputura gjatë xhirimeve të klipit për të cilin nuk dihen shumë gjëra, por për momentin, mjaftohemi duke parë që këngëtarja nga Kosova do të vijë edhe këtë herë si një femër joshëse dhe në formën e saj më të mirë. Zanfina njihet si një nga femrat e shoubizzit me linjat më të bukura trupore, gjë për të cilën është shprehur se është krenare, pasi e adhuron trupin e saj dhe pavarësisht ritmeve apo tekstit, është e sigurt se ajo që synon të tërheqë më shumë vëmendje edhe në këtë realizim të ri muzikor, janë format dhe performanca e saj fizike, fushë në të cilën Zanfina nuk ka zhgënjyer kurrë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.