Seldi Qalliu bën aksident

Intervista - - JAVA VIP -

Këngëtari Seldi Qalliu, ndryshe nga herët e tjera, këtë herë vjen në vëmendje jo për publikimin e ndonjë klipi të ri, por sepse ka qenë protagonist i një aksidenti rrugor. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti apo se me kë ka qenë i shoqëruar këngëtari kur është përplasur, por fo- tot menjëherë pas kësaj, të cilat po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, tregojnë qartazi se për fat të mirë, gjendja nuk është serioze dhe se Seldi ka mundur t’ia hedhë vetëm me disa tronditje në trup dhe gërvishtje në fytyrë. Shpresojmë që kjo të jetë e fundit eksperiencë e këtij lloji për këngëtarin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.