Getoari: Ja, pse nuk është Stresi në “High 3”

Intervista - - JAVA VIP -

Pas udhëtimit në Dubai, koncerteve pa fund, thashethemeve për një histori të mundshme dashurie me Marina Vjollcën (thuhet madje se i ka propozuar edhe për martesë) dhe realizimit të disa demove për kolegët, nga studioja e tij sapo ka marrë jetë projekti i radhës. Bëhet fjalë për vazhdimin e këngës “High 1”, që është pasuar njësoj si një film me seri edhe me “High 2” e tani së fundi, edhe me “High 3”. Klipi ka vetëm një javë në treg dhe ka arritur deri tani klikime të konsiderueshme, ndërkohë që ajo që i ka bërë kuriozë fansat është mungesa e Stresit në xhirime. Lidhur me këtë, Getoari është munduar të japë një shpjegim: “Të gjithë më bëjnë pyetje pse Stresi nuk është në “High 3”. Përgjigjja është që Stresi ka marrë pjesë në tekst, por pas problemeve personale që i ndodhën, nuk mundi me marrë pjesë në “High 3” dhe e ka zëvendësu Onati”. A janë të kënaqur fansat me këtë sqarim apo pas tij fshihet diçka tjetër, siç mund të ishte për shembull një mosmarrëveshje? Koha do ta tregojë edhe këtë, si shumë të tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.