Rozana Radi shkruan jetën e saj

Intervista - - JAVA VIP -

Kemi shijuar deri tani këngët e saj, aktrimin dhe tekstet e ndjera që në më të shumtën e rasteve nuk kanë kaluar pa u vlerësuar me çmime, por artistja ka menduar se ka ardhur koha të sjellë diçka akoma më të madhe për publikun që e pëlqen. Kështu, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, këngëtarja ka njoftuar: “Këto ditë po shkruaj librin tim të parë... Kam shumë emocion dhe jam aq e dhënë pas tij sa më duket sikur po e jetoj për herë të dytë jetën time. “Letra pa përgjigje”... Është në to çdo copëz e jetës sime... Dashuria, dhimbja, loti, gëzimi... Janë gjithë vitet e mia që në çdo ditë të jetuar kanë pasur një pyetje për të cilat ende sot nuk kam marrë përgjigje. Këtë herë nuk do t’ju sjell poezinë, por për të gjithë ju do botoj shpirtin tim dhe atëherë do kem përgjigjet e kërkuara për jetën time”.

Ky postim është ndjekur nga komente të fansave dhe miqve të cilët shprehen se kishin kohë që e prisnin diçka të tillë e tani mezi po presin që ta kenë librin në duar, pasi nuk kanë asnjë dyshim që ai do të jetë një libër i çmuar në bibliotekën e tyre, njësoj si tekstet e këngëve që ajo shkruan. Libri pritet të jetë gati për t’u ekspozuar në panairin e ardhshëm të librit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.