SHQIPTAR APO GREK?

Intervista - - MUZIKE -

- Përparim, ke 23 vjet këtu. A ke ndryshuar? Je bërë ndopak grek?

- Jo, aspak, as jam bërë e as do bëhem grek. Kam mbetur shqiptar në çdo qelizë timen.

- A e bëjmë një test? Do të të pyes e do të më përgjigjesh shkurt. Kur një turist të pyet: “Nga je?”, si i thua, shqiptar apo grek?

- Kurrë nuk kam thënë që jam as vorioepiriot, as grek. Gjithnjë kam thënë shqiptar.

- Preferon buzukun, si grekët, apo klubet në jetën e natës?

- Preferoj buzukun, jo sepse jam bërë grek, por sepse jam këngëtar dhe më pëlqen të shkoj ku këndojnë live.

- Kur shkon për t’u argëtuar, a kërcen si grekët sipër tavolinës, apo si shqiptarët, në pistë? - Zakonisht, nuk lëviz fare. Dëgjoj muzikë e kënaqem. - Do preferoje të kërceje zebetikon, apo vallen pukjane të Kabashit? - Vallen e Kabashit, natyrisht. - Në mëngjes, pi frape, apo kafe turke? - Kafen turke nuk e pi kurrë. Pi neskafe në dimër e fredokapucino, në verë. - Të pëlqejnë paidhaqet greke, apo fërliku? - Fërlikun dhe mezi po pres që ta bëj për pashkë. - Uzo apo raki? - Raki, sidomos raki thane nga Shqipëria. - Preferon musakanë greke, apo groshët shqiptare? - Groshën e Pukës. - Xaxiqi, apo thjesht, salcë kosi? - Salcë kosi. - Hamburger, apo sufllaqe? - Nuk i preferoj fast-fudet. - Salçice apo llukanik? - As njërën, as tjetrën! Suxhuk Kosove; vdes për atë. - Preferon t’i bësh pushimet në plazhet shqiptare, apo në ishujt grekë? - Deti është më i pastër këtu... - Të pëlqen të jetosh në Tiranë apo në Athinë? - Në Athinë. Në Tiranë ka shumë pluhur e rrëmujë. - Preferon të dëgjosh Ana Visin apo Vaçe Zelën? - Vaçe Zelën, pa dyshim. - Saki Ruvas, apo Ardit Gjebrean? - Arditin. - Kush të bën më shumë për të qeshur: Agron Llakaj apo Lakis Lazopoulos?

- Të dy janë numrat 1; Agroni në Shqipëri e Lakisi këtu, por Lakisi është edhe një analist i ngjarjeve politike, është, si të thuash, një analist që të bën për të qeshur. - Në shtëpi shikon Top Channel apo Mega-n? - Televizioni ynë në shtëpi rri vetëm te Topi. - Do të të thonë “sagapao”, apo “të dua”? - Me këtë fytyrë që kam unë, kush më thotë sagapo?! (Qesh)

- Kur nxehesh, thua “Sto dhjavolo”, apo “Në djall shkofsh”? - Nuk shaj kurrë. - Do të doje një karrierë në Shqipëri, apo në Greqi? - Në Greqi. Në Shqipëri duhet të hedhësh shumë para që të bëhesh i njohur...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.